LIBRAZHD - 15 nxënës të fshatin Kovanik në komunën e Rrajcës, në rrethin e Librazhdit mësojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Godina e shkollës së vjetër u shemb përpara shtatë vitesh dhe ende nuk është bërë e mundur akordimi i një fondi për rikonstruksion.

 Aktualisht, komuna ka marrë me qira një ambient privat në të cilin zhvillohen orët mësimore por nuk plotëson as kushtet minimale. Prej vitesh procesi mësimor zhvillohet në klasa të përbashkëta çka e përkeqëson situatën.

Deputeti i Partisë Socialiste për rrethin e Librazhdit, Taulant Balla thotë se komuna prej muajsh i ka bërë kërkesë qeverisë për fondin shtesë. Autoritetet lokale e kanë gjetur vendin për ndërtimin e ambientit të ri por nga qeveria ende nuk është marrë asnjë përgjigje.

Sipas autoriteteve vendore ky nuk është rasti i vetëm i mungesës së investimeve pasi edhe në komuna të tjera mësimi zhvillohet në kushte aspak normale.

(eç/shqiptarja.com)