LIBRAZHD- Një 34 vjeçar në gjendje të dehur plagosi të vëllanë, dhe duke menduar se e kishte vrarë i jep fund jetës së tij. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Pishkash të Librazhdit.

Sipas policisë Ilmi Mekshi 34 vjeç në gjendje të dehur fillimisht ka qëlluar mbi vëllanë e tij, P. Mekshi brenda në banesë. Duke menduar se e ka vrarë ka drejtuar çiften drejt vetes. Policia thotë se 40 vjeçari është plagosur por jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që trupi i vdekur i vëllait më të vogël është dërguar në morgun e spitalit.

(sg/shqiptarja.com)