LIBRAZHD - Ankandi për shfytëzimin e pyjeve të zonjës së Kosenjës në Librazhd është kthyer në mollë sherri në Drejtorinë e Pyejeve në këtë qytet. Dy persona, të cilët merrnin pjesë në këtë ankand, Sh.A. nga Librazhdi dhe A.K. nga Tirana, pasi kanë debatuar, sepse asnjëri nuk “lëshonte pe”, janë zënë me grushte në sallën ku zhvillohej ankandi.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mesditë dhe është marrë vesh vetëm dje pasdite. Fillimisht u fol, se ankandi për pyjet shtetërore të Kosenjës është shoqëruar me të shtëna armësh nga konkurentët dhe përpask sa nuk ka shkaktuar viktima.

Por, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, si dhe burime tjera konfidenciale, kanë saktësuar, se ka qenë vetëm një konfrontim fizik mes përfaqësuesve të dy kompanive që pretendonin të shfrytëzonin parcelat e pyjeve të Kosenjës. “Nga ana e Policisë është marrë një njoftim, se në Bashkinë e qytetit Librazhd, ka patur një konflikt. Menjëherë, policia e Librazhdit ka shkuar dhe ka konstauar, se në Bashkinë e Librazhdit zhvillohej një ankand për disa ngastra, palët nuk janë marrë vesh dhe si pasojë, ka lindur konflikti.

Bëjmë me dije, se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri, por vetem një konflikt midis palëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Tenderi i shfrytëzimit të pyjeve në Librazhd ka përfunduar me të shtëna armësh sot në Drejtorinë e Pyjeve të Librazhdit.

Lajmi u perditesua
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)