LIBRAZHD - Dy persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë drejtuesin e një automjeti tip furgon. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash të Librazhdid, ku dy autorët kanë ndaluar mjetin tip Benz furgon me targa EL 7673 A, me drejtues shtetasin me iniciale M.T. me banim ne Elbasan.
Pasi kanë ndaluar furgonin, autorët kanë goditur drejtuesin e mjetit, duke i vjedhur atij shumën e parave prej 40 mijë lekësh të reja.
Menjëherë pas kësaj dy personat e paidentifikuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com