LIBRAZHD - Dy persona të shpallur në kërkim nga policia u vunë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Librazhdit.
E.H., 30 vjeç banues në fshatin Rrajcë dhe K.A., 18 vjeç, banues në Prrenjas, kishin vjedhur në bashkëpunim kamerat e një magazine në një biznes me bimë medicinale, e cila ishte në pronësi të një 30-vjeçari.
G.K/Shqiptarja.com'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.
![]()
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.', thuhet në njoftimin e policisë.
Komente

