Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

Vjedhja në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një biznes në qytetin e Librazhdit. Ndërkohë është shpallur në kërkim një i tretë, që dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të tjerët. Ditën e djeshme, në biznesin e një 58-vjeçari në qytetin e Librazhdit u vodhën një shumë parash.

Policia menjëherë pas njoftimit organizoi dhe finalizoi operacionin ‘Volareka’. Gjatë operacionit u bë e mundur arrestimi në Belsh i E.D., 22 vjeç dhe E.P., 40 vjeç të dy banues në Kamëz.

Ndërsa G.Ll., 26 vjeç u shpall në kërkim pasy dyshohet si i përfshirë në vjedhjen e parave. Pas vjedhjes së parave ata janë larguar me një automjet tip ‘Seat’ të marrë me qira.

'Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit", si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, brenda disa orësh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Volareka". Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe si rezultat i mirëkoordinimit të punës me shërbimet e Stacionit të Policisë Belsh u bë lokalizimi në Belsh dhe arrestimi i tyre, konkretisht i shtetasve: E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz.  

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi G. Ll., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip "Seat" të marrë me qira.', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të arrestuar iu gjet shuma e parave të vjedhura, 110 000 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore sipas policisë rezulton se E.D., ka vjedhur një shumë parash edhe në biznesin e N.G., 59 në fshatin Dragostunjë në Librazhd. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë