Shqipëria ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, qendrat e shumë qyteteve janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Këtë mbrëmje Librazhdi, Saranda, Fieri kanë bërë numërimin mbrapsht, duke e shoqëruar këtë çelje të festës zyrtare nga disa fëmijë të vegjël.
Në orën 18.00 Fieri u ka uruar mirëseardhjen festave të fundvitit duke e ndriçuar këtë qendër të qytetit te mbushur nga dhjetëra qytetarë pavarësisht kohës me reshje shiu. Jo vetëm fëmijë por edhe qytetarë të moshave të ndryshme i janë gëzuar çeljes së festave.
Në të gjitha qytetet nuk munguan as lojërat argëtuese për fëmijët duke krijuar një atmosferë festive të gëzueshme.

Komente

