TIRANE- Prokuroria s'mund të nisë hetimet për rastin e botimit të librit të Hitlerit, përsa kohë, që nuk ka një autoritet përkatës që të bëjë një gjykim të saktë mbi këtë rast. Kështu tha dje, për Shqiptarja.com zëdhënësi i Prokurorisë në Përgjithshme Plator Nesturi, duke sqaruar se pas interesimit në organin e akuzës, mbi këtë ngjarje mund të thuhet se "realisht ka një lloj vakuumi, kjo pasi nuk ka një autoritet të posaçëm që mund të merret me këtë ngjarje, dikush që duhet ta gjykojë". Sipas tij, zakonisht Prokuroria vepron kështu: "Nëse ka një autoritet përkatës, ai bën një denoncimi në Prokurori dhe mund të hetojmë në bazë të neneve përkatëse. Nëse këtë çështje do ta nisë vetë prokuroria, atëherë prokurori duhet të marrë të lexojë librin dhe pastaj të gjykojë". Sipas tij, autoriteti që mund të bëjë një denoncim në këtë rast mund të jetë drejtoria e librit në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Kjo drejtori mund të bëjë një lloj gjykimi mbi këtë botim, duke analizuar edhe ato pjesë të librit ku shkelet ligji. Nesturi sqaroi se "Prokuroria nuk mund ta marrë apriori, sepse futemi në rolin e censorit".
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)










