Libri i Zogajt, “Krokodili”, si
humbi Rama përballë Berishës

Libri i Zogajt, “Krokodili”, si <br />humbi Rama përballë Berishës
Ndërkaq, ndërsa mjedisi politik po e shoshiste paketën e zotit Boch dhe sirenat e ambulancave ishin shtuar shumë në bulevardin e grevës dhe gjendja e të ngujuarve në çadër vazhdonte të përkeqësohej, bota mediatike u tendos papritur në pritje të një lajmi, që nuk kishte marrë formë akoma, por ndihej në ajër si vibrimet që paralajmërojnë ndryshimin e motit. Dikujt i kishte pjellë mendja një gjetje. Rama dhe Berisha të ftoheshin në Strasburg.

Në një darkë. Në një darkë pune. Që nuk do të kishte pamjen e një uljeje të ndërmjetësuar të palëve në konflikt, nga ato që në rastin fatlum finalizohen me një darkë festive. Ngërçi shqiptar nuk kishte këto karakteristika. Edhe po t’i kishte, nuk duhej interpretuar ashtu, që të mos ofendohej Kryeministri i vendit.

“Çfarë? Rambuje me shqiptarë do të bëni?” Ai do të kishte të drejtë të reagonte kështu dhe të mos merrte pjesë në takim. Ja, pra, ndërmjetësimi europian për krizën shqiptare do të niste nga finalja, nga darka, pikërisht për të pohuar se nuk ishte fjala për një samit si ato që thirreshin për të pajtuar fraksionet ndërluftuese afrikane, amerikanojugore apo euroaziatike. Thelbësisht palët shqiptare të bashkuara dhe të pajtuara ishin në Kushtetutën dhe sistemin demokratik të vendit. Por, ama, as thjesht darkë nuk do të ishte. Do të ishte edhe një tryezë bisedimesh. Nënkuptimet, të mirat dhe të këqijat, le t’i mendonte sekush si të dëshironte. Europa që nuk ia kishte dalë në Tiranë në muajin janar dhe në muajin mars, ndiente një detyrim të provonte për herë të tretë, tashmë në Strasburg. Ky ishte refleksioni i saj për zhvillimet që kishte prodhuar greva e urisë.

Ideja e një darke pune në Strasburg mori formë me rënien paraprakisht dakord të dy liderve shqiptarë për të marrë pjesë. Pas kësaj, ftesat dhe hollësitë e tjera ishin një formalitet për makinerinë organizative të Parlamentit Europian. Rolin e ftuesve e kishin marrë përsipër krerët e dy grupeve më të mëdha të këtij Parlamenti, Jozef Daul i grupit të Popullorëve dhe Stefan Shulz i grupit të Socialistëve. I pari do të kishte në kujdestari Berishën. I dyti Ramën. Ne jemi bashkuar përkundrejt krizës suaj dhe ju duhet të bashkoheni në shembullin tonë, ishte mesazhi.

Me gjasë, Berisha u përgjigj “po”, pa treguar as hezitim, as entuziazëm. Ishte i gatshëm të shkonte kudo ku ta thërriste ngërçi politik i vendit të tij. Edhe në fund të botës. Por gjithnjë me duart në xhepa dhe me një mendim të vetin në kokë, që nuk e ndante me asnjëri: me mendimin për t’i hapur rrugë me fjalë e për t’i rrëshqitur de fakto çdo marrëveshjeje. Por kishte një kërkesë para se të fluturonte atje ku po e thërrisnin. Ai zotëria duhej të hiqte çadrën dhe t’i çonte njerëzit në shtëpi. Nuk mund të bisedonte në kushte presioni. Nëqoftëse zoti Rama nuk mbyllte grevën, Kryeministri i vendit ishte i shtrënguar të njoftonte me keqardhje mungesën e tij.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 9 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë