'Libri shoku më i mirë, të tjerët shkojnë dhe vijnë'/ Rama: Brenda 2021 për të gjitha klasat do të jetë falas (VIDEO)

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin sot në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” në kryeqytet, ku edhe asistuan një moment të shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Kryeministri tha se brenda 2 vitesh të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të mund t’i përfitojnë falas tekstet mësimore.

“Këtë vit kemi shtuar klasën e pestë. Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t’i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t’i grisin, pse nuk kanë të drejtë t’i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t’i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t’ua thonë, libri është shoku më i mirë. Të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet,” u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se faza e dytë e restaurimit të kësaj shkolle parashikon edhe shtimin e fushave sportive, duke e cilësuar këtë shkollë një ndër 5 më të mirat në kryeqytet.

“Në pamundësi për t’i bërë të dyja, kemi bërë fillimisht shkollën, pastaj faza e dytë do të jenë të gjithë fushat sportive. “Mihal Grameno” neve na rezulton gjithmonë “Top 5”, pra, një nga 5 shkollat më të mira. Mania për t’i çuar të gjithë në ato shkolla që kanë qenë të mira në vitet ’80-të ka filluar të reduktohet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 09/09/2019 15:09

    Libra falas?? nuk i duam ata libra të përdorur edhe fallco si do të mësojnë fëmijët tanë me libra të përdorur? duam që t'i paguajmë edhe pa futur fitimin e shtëpive botuese por me çmim simbolik.

    Përgjigju
    • Toni: 09/09/2019 16:35

      Leo apo Lolo e Lulushit? Ndryshe nuk shojegohet logjika jote idiote!

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!