Licenca për mësuesit/ Dalin datat për provimin e Gjuhë-Letërsisë, tre ditë në dispozicion

Vijojnë provimet për kandidatët të cilët duan të ushtrojnë profesionin e mësuesisë. Prej datës 29 tetor deri më 31 tetor, 354 kandidatë do ti nënshtrohen provimit të mësuesisë për profilin e Gjuhë-Letërsisë. 

Kandidatë që japin provim për herë të parë paguajnë 10 000 lek ndërsa ata që e japin për herë të dytë duhet të paguajnë 12 500.  Sa herë që do të hyn në provim, pagesa rritet me 2500 lekë deri në momentin që rezulton kalues.

Prej datës 31 tetor deri më 1 nëntor do të jenë 150 kandidatë të profilit të historisë që do ti nënshtrohen provimit.

Çdo kandidatë duhet të paraqitet 30 minuta para orarit zyrtar të provimit dhe duhet të ketë me vete letërnjoftimin, kopje të kartës ID, faturën origjinale të pagesës së tarifës së provimit dhe kopjen e diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve.

Të gjithë të diplomuarit, por edhe mësuesit, duhet t'i nënshtrohen testimit të mësuesve për t’u punësuar në një prej shkollave të arsimit parauniversitar.

(Kliko këtu për të lexuar listën e kanditatëve për të dhënë provimin)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?