Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?

Letërsia shqipe ndodhet në një nga periudhat më të mira që është gjendur që nga fillimi i tranzicionit në vitet ’90-të. Filtri i botuesve më në fund ka filluar të funksionojë, duke përmirësuar cilësinë e librave që shkojnë në duart e lexuesit shqiptar. E megjithatë ka ende për të përmirësuar, në mënyrë që lexuesit t’i kthehet besimi te letërsia shqiptare dhe autorët vendas. Por a kemi sot letërsi shqipe dhe autorë të denjë shqiptarë dhe sa lexohet kjo letërsi?

Vetë botuesit pohojnë se gjërat kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë pozitive, porse efektet e tranzicionit ndihen edhe sot dhe ende lexuesi shqiptar preferon të lexojë autorë të huaj përkundrejt atyre shqiptarë.

Ndërkohë që prurjet letrare janë të shumta, ato nuk janë gjithmonë cilësore, ndërsa kultura e vetëbotimit në vend ka cenuar më tej këtë cilësi dhe ka larguar lexuesit nga letërsia shqipe.

Loreta Berhami botuese e “Pegi”-t fton të gjithë ata  që kanë ambicie të botojnë që të kontaktojnë sa më shumë botues dhe të mirëpresin kritikat e të mos dëshpërohen nëse herën e parë marrin 10, 15 apo 20 refuzime.

Por çfarë mendojnë jo vetëm botuesit por edhe një pjesë e autorëve shqiptarë dhe sa sfiduese e gjejnë ata të shkruarin shqip dhe komunikimin me lexuesin e vendit?

Edhe për një pjesë të botuesve, disa prej problemeve me të cilat përballet më së shumti letërsia shqipe dhe autorët shqiptarë lidhet me faktin që kemi të bëjmë me letërsinë e një gjuhe të vogël.

Megjithatë ngjan se letërsisë shqiptare i mungojnë apo i duhen më tepër politika subvencionuese.

Një tjetër pyetje që mund të shtrojmë është se çfarë i ofrohet sot lexuesit nga një pjesë e botuesve dhe çfarë preferojnë ata të lexojnë, sidomos moshat e reja. Botimi i veprave të autorëve si Ismail Kadare apo Fatos Kongoli, por edhe ribotimi i të ashtuquajturve klasikë shqiptarë, siç është Petro Marko e jo vetëm janë vepra që mirëpriten nga lexuesi, ndërkohë që gjithnjë e më tepër në treg dalin emra të rinj, apo sjellin botime autorë deri diku të konsoliduar tashmë, si: Enkel Demi, Virion Graçi, Anisa Markarian, Ervin Nezha etj.

Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në letërsinë shqiptare sot, porse, për një pjesë të botuesve, kjo letërsi nuk ka ende shumë prurje dhe në këtë drejtim duhet të ketë më tepër investim nga të gjithë aktorët. Për herë të parë, këtë vit, për këtë letërsi nuk u ndanë as çmime gjatë Panairit të Librit.

Berhami nuk hedh poshtë disa prurje të autorëve shqiptarë për fëmijë, por ajo vë theksin në faktin që prurjet e reja mungojnë dhe lexuesit nuk mund t’i propozohen çdo vit të njëjtët emra.Ndërkohë, botuesja Rita Petro mendon se në fakt prurjet e letërsisë shqiptare për fëmijë nuk mungojnë por ka një konkurrencë mjaft të madhe me letërsinë për fëmijë të përkthyer nga gjuhë të tjera. Ndërkaq, nuk mungojnë as klasikët shqiptarë për fëmijë siç është përshembull rasti i Bedri Dedjes.

Rovena Rrozhani dhe Rudina Çupi janë po ashtu dy shkrimtare gra, të cilat shkruajnë për fëmijë, të cilat kanë sjellë së fundmi disa botime të reja për lexuesit e vegjël.

Çupi vëren se libri për fëmijë në fakt përmban dy autorë, atë të tekstit dhe të ilustrimit 

Çupi kërkon më tepër mbështetje institucionale ndërsa kërkon të bëhemi më tepër shijues të librit dhe jo konsumues të tij.

Ndërsa Berhami vëren rëndësinë e ilustruesve të librave për fëmijë që mungojnë dhe janë tepër të shtrenjtë. Edhe në këtë pikë ajo kthen vëmendjen te politika e librit shqip. Ndaj, nëse duam që gjuha shqipe të mbrohet dhe kjo bëhet nëpërmjet librit, institucionet shqiptare duhet të hedhin një sy edhe në këtë drejtim dhe të inkurajojmë njerëzit e letrave të bëjnë punën e tyre dhe të sjellin produkte origjinale që të përkthehen edhe në gjuhë të huaja.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë