Licencimet, FSHF: Nëse  klubet nuk 
do plotësojnë kushtet përjashtohen

Licencimet, FSHF: Nëse  klubet nuk <br />do plotësojnë kushtet përjashtohen
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku  shprehet se ka probleme në të gjitha kategoritë përsa i përket licencimeve e klubeve për sezonin e ri, ndërsa ka paralajmëruar masa drastike.

“Kemi hasur disa probleme nga të gjitha Kategoritë. Sektori i licencimit po i ndjek me vëmendje, ju ka dërguar klubeve afatet që duhet të respektojnë dhe nëse nuk i respektojnë këto kritere të rëndësishme, që janë pjesë jo vetëm e rregullores sonë por dhe detyrim nga Uefa, atëherë do të ketë masa drastike pasi nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionat”shprehet ai në një intervistë për supersportin.

Problemet më të mëdha janë për klubet në kategoritë inferiore në futbollin shqiptar, pasi kategoria Superiore i ka kaluar probleme të tilla pas shumë vitesh vuajtje. "Infrastruktura e 10 skuadrave në Superiore është pothuajse e mbyllur, kemi disa probleme në Kategorinë e Parë ku klubet përkatëse janë duke bërë disa investime dhe ju janë lënë afatet, nëse nuk i përmbushin do të përjashtohen nga gara. Po e njëjta gjë ndodh dhe në Kategorinë e Dytë”.

Në rast se klubet nuk do të plotësojnë kushtet e licencimit para afateve të përcaktuara nga FSHF, Shulku shprehet se do të përjashtohen. "Sektorit të licencimit i janë vënë disa kushte që do të plotësohen në mënyrë rigoroze.

Të gjitha klubet që do të kenë mospërmbushje dokumentesh apo probleme me infrastrukturën do të përjashtohen nga kampionati”deklaroi ai. Një tjetër temë e rëndësishme që Shulku preku ishte edhe gjyqet e fituara nga lojtarët dhe trajnerët me klubet, dy nga të cilat në Kategorinë Superiore, por që sekretari i FSHF mjaftohet me një sinjal për ekipet para se të publikojë emrat.

"Një nga problemet e dy klubeve të Kategorisë Superiore është mosshlyerja e detyrimeve ndaj lojtarëve dhe trajnerëve që kanë fituar gjyqet me ta në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Ne ju kemi dhënë disa afate dhe duhet të gjejnë mënyrën e përbashkët për shlyerjen e tyre me këste ose me marrëveshje pasi nëse nuk plotësojnë këtë kërkesë do të ketë masa deri në përjashtimin nga kampionati”përfundoi ai.

Pavarësisht kërcënimit të Shulkut, vështirë që FSHF do të përjashtojë ndonjë ekipet për mungesë kushtesh, pasi deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kampionati kombëtar i futbollit është parashikuar që të nisë në fillim të muajit shtator për shkak të inpejimit të kombëtares në Francë dhe ekipeve shqiptare në Kupat e Europës. Në ditët e mbetura ekipet e Kategorisë Superiore, por jo vetëm kanë pak kohë për të përgatitur kushtet për licencimet dhe fazën përgatitore. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës