Liderët e Preshevës: 100 mijë euro
janë pak, Serbia jep më shumë

Liderët e Preshevës: 100 mijë euro<br />janë pak, Serbia jep më shumë
PRIZREN - Liderët e Luginës së Preshevës shprehen të pakënaqur me 100 mijë eurot e dhëna nga dy qeveritë shqiptare; ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për maternitetin e Preshevës. “100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për zhileta (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptarë nga Lugina në Prishtinë e Tiranë, të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk iu është hapur universitet në Preshevë?!..”, kanë deklaruar sot dy liderët nga Presheva dhe Bujanoca, Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së bashkë me Jonuz Mysliun, kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

FONDACIONI FKL, 500 MIJË EURO PËR PRESHEVËN
Siç ishte pritur Hashim Thaçi dhe Edi Rama sot kanë ndarë vetëm nga 50 mijë euro për Luginën e Preshevës. Por një fondacion mërgimtaresh në Zvicër është më i fortë se qeveria e Thaçit dhe Ramës. Këto të fundit  vetëm 100 mijë për Preshevën, ndërsa Fondacioni humanitar për Kosovën Lindore me seli në Zyrih duket më i fortë se dy qeveritë, deri tani mbi 500 mijë euro për ndërtimin e mbi 100 shtëpive të të varfërve për të penguar spastrimet etnike.

Edhe dr.Skënder Destani, nënkryetar i komunës së Preshevës, i tha agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”  se “mospjesëmarrja në këtë seancë e liderëve nga Lugina e Preshevës në mbledhjen e Prizrenit është e pakuptimtë aq më tepër kur debatohet edhe për viset tona..”

“Nga konferenca e përbashkët e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës në Prizren nuk presim kushedi çfarë. Mospjesëmarrja e përfaqësuesve tanë duket thjesht se ky takim më tepër bëhet për marketing”, ka shtuar dr.Destani.

BEOGRADI, 45 MILIONË EURO PËR SERBËT E KOSOVËS
“Qeveria e Tiranës dhe ajo e Pishtinës po përpiqen të bëjnë diçka për Luginën, por janë pak të vonuar, meqe serbët e Veriut ndihmohen menjëherë pas lufte sa nga qeveria e Kosovës po aq edhe nga qeveria serbe, kurse Lugina është harruar krejtësisht. Qeveria e Beogradit për serbët e Veriut ndan 45 milionë euro, ndërsa shtetet tona, pra dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës deri sot nuk kanë bërë asgjë. Nëse jepen 100 mijë euro për Luginën ajo shumë është simbolike dhe janë paratë tona, që i takojnë popullatës, dmth Prishtina me këtë do të lante borxhin”, ka pohuar Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit