Në Londër 45 lider marrin pjesë në të Samitit të 4 të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Woodstock, Oxfordshire. Samiti ka në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Europës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi.
Kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij Sir Keir Starmer më të cilin më vonë pati një takim “kokë më kokë” në një nga parqet e Pallatin Blenheim dhe në rrjetin social ai shkruan në pallatin ku lindi dhe e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare paraardhësi i Stramer, Winston Churchill.
Të ulur kokë më kokë në oborrin e këtij pallati, Rama dhe Starmer mësohet se kanë biseduar për çështjet e sigurisë apo dhe migracionet, fokus ku për çdo takim Rama bisedon me krerët e shtetit anglez ku jetojnë me mijëra shqiptarë.
Liderët janë pritur edhe nga mbreti Charles III, ku në këtë foto Kryeministri Rama është krah homologes dhe mikes së tij Giorgia Meloni. Në vëmendjen e medias britanike bien sërish atletet e tij ta bardha që thyejnë protokollet e samiteve të rëndësishme, këtë herë edhe të Dowsing Street.
Përmes një albumi Rama flet përmes fotosh për takimet e ngrohta me lider të tjerë, si Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kreu i NATO Jens Stoltenberg, kancelarin Scholz, presidentin francez Macron, madje në një foto ai shfaqet me kryeministrin hungarez Viktor Orban të cilit diçka po i tregon në telefonin e tij.
Themelues i këtij oganizimi politik në rang kontinental ishte presidenti Macron.
Kryeministri Edi Rama është aktualisht në Britaninë e Madhe në kuadër të Samitit të 4 të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Ëoodstock, Oxfordshire.
Rama ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar, ku ndër ta ka pasur takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni, me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky si edhe me mbretin Charles.
Në fotot e shpërndara, Rama me mbretin Charles duken të afërt dhe të buzëqeshur me njëri-tjetrin, megjithëse detajet e bisedave të tyre nuk janë bërë publike.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me homologun britanik Keir Starmer.
Rama dhe Starmer shfaqen në një tryezë të rrumbullakët në një takim kokë më kokë, në parkun e pallatit Blenheim, vendlindja e kryeministrit Sir Winston Churchill.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, ka shkruar Rama.
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Blenheim të Anglisë, ku ndodhen në kuadër Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ndonëse mes dy liderave tensionet janë rritur ndjeshëm për shkak të çështje së Fredi Belerit, në këo fotografi të postuara nga Elisa Spiropali, ata duken teksa flasin të qetë.
I pranishëm është edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar. Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Ndërsa janë ulur të gjithë në një tryezë, Rama dhe kryeministrja Italianë nuk i kanë kursyer batutat. Meloni është drejtuar nga liderët e tjerë në tryezë duke u thënë se Rama, “merr vesh më shumë se ajo nga politikat italiane”.
“Ai i njeh politikat europiane më shumë se unë. Në disa raste është ai që mi shpjegon politikat italiane. Është thuajse italian”, ka thënë ajo.
“Kjo sepse më duhet t’i studioj të dyja palët. Kjo studion vetëm kundërshtarët”, i është përgjigjur Rama me humor.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian nisi këtë të enjte punimet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Pjesëmarrës në samit, krahas liderve të BE-së janë dhe liderët e vendeve nga rajoni, mes tyre dhe kryeministri Rama.
Përpara fillimeve të takimit Rama duket se ka ndarë një bisedë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.
Fotoja e shkrepur gjatë punimeve të samitit u nda në Instagram nga Vuçiç me mbishkrimin: “Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po merr pjesë në një samit me liderët e BE. Rama ka ndarë pamje nga momenti i pritjes nga kryeministri i ri britanik, Keir Starmer.
“Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së. Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, shkruan Rama.
Ja dhe gallofi me atlete! Ky dhe Zelensky kane paraqitjen me te keqe,por Zelensky-t i falet se eshte ne lufte dhe eshte kom.i pergjithshem,po ketij tonit me cfare t'ja justifikojme eksencitretin pa vend qe reklamon?!
Përgjigju