Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën
“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t'i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, në të cilat Evropa e Lirë pati qasje.
Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat. Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.
Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.
Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
62.3%
-
E gabuar
30.6%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2867
Lajme të tjera
-
Samiti në Kishinau dhe sinjalet për Moldavinë e Ballkanin
2 Qershor, 13:04
-
Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit
2 Qershor, 07:27
-
764 punonjës paguhen për spiunimin e korrupsionit, vetëm 6 sinjalizime për vitin 2022 në shtet, në sektorin privat prej vitesh zero raportime
1 Qershor, 17:56
-
Kriza energjetike, BE i alokon Shqipërisë grantin 72 milionë euro
1 Qershor, 11:34
-
Vetëm 271 afganë të strehuar gjatë vitit 2022, vendet e Bashkimit Europian akuzohen për neglizhim të nevojave të refugjatëve
1 Qershor, 09:21
-
SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë për rregullim të inteligjencës artificiale
31 Maj, 18:38
-
Samiti në Sllovaki, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por BE duhet të japë më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor për të garantuar stabilitet
31 Maj, 10:52
-
A duhet të shpallë Europa një 'ekonomi lufte'?
30 Maj, 21:38
-
BE përgatitet për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
29 Maj, 13:10
-
Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë
29 Maj, 08:47
-
Vendet e QUINT dhe BE deklaratë të përbashkët: Kosova mos të ndërmarrë masa të reja për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri
28 Maj, 21:14
-
Rama për televizionin bullgar: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të trajtohen si paketë në rrugëtimin drejt BE-së
28 Maj, 18:27