I pari ka qenë kryesocialisti Rama, i cili pasi mbërriti me vonesë në takimin e socialistëve me ish-ushtarakët, hyri vrullshëm duke thënë: Fajin e ka Saliu”.
Mes duartrokitjesh e të qeshurash, Rama tha se për takimin e parashikuar në protokoll me kryeparlamentaren e Zvicrës, Maya Graf, e cila ndodhej sot në Tiranë, tjetër orë i kishin thënë asaj dhe tjetër orar Edi Ramës.
Ndërkaq, batuta e Berishës është shënuar pas takimit që ai pati me strukturat e PD-së pasditen e sotme. Kryeministri shoqërohej edhe nga disa të rinj të veshur me bluzën e stampuar me sloganin “Ne jemi ndryshimi-Përpara”, të cilët pritën para selisë blu deri në përfundimin e takimit me dyer të mbyllura brenda saj, i cili zgjati përreth dy orës.
Teksa jepte një deklaratë për mediat, duke ironizuar gazetarët, Berisha u foli të rinjve të cilët i shoqëronin fjalët e tij me duartrokitje e thirrje të emrit të tij: Bravo se këta gazetarët këtu i kanë shumë qejf duartrokitjet tuaja, po ju vazhdoni!