Lideri i Hamasit: Është një fushatë heroike për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa

Lideri i Hamasit: Është një fushatë heroike për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa

1696668365_izrael.jpg

Lideri i Hamasit, Ismail Haniy thotë se sulmi i papritur ndaj Izraelit u bë për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

"Grupi palestinez Hamas po bën një fushatë heroike që synon mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa, vendeve të shenjta dhe të burgosurve", u shpreh lideri i grupit palestinez. 

Kështu, arsyeja kryesore e sulmit sipas tij është agresioni ndaj xhamisë Al-Aksa nga izraelitët, i cili ka zgjatur për shumë muaj dhe është intensifikuar ditët e fundit.

Sulmi i paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, filloi mëngjesin e sotëm. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, ku përveç mijëra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.

 


Lajmi kryesor:

Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë