Lajmi për shpërthimin e papritur të Billie Joe Armstrong, vokalistit “Green Day” ka shokuar fansat e tij dhe jo vetëm.

Megjithatë dy ditë pas revoltës  mësohet se Armstrong është shtruar në një qendër rehabilitimi për shkak të abuzimit të tij me lëndët narkotike.

Pas koncertit zëdhënësi i grupit kërkoi falje në emër të “Green Day”, ndonëse pas asaj që ndodhi shumë nga aktivitetet e tyre janë anuluar.

Pasi është njoftuar nga organizatorët e festivalit se i mbetet vetëm një minutë për të performuar, lideri grupit “Green Day”, Billie Joe Armstrong, është revoltuar duke thyer kitarën e tij si dhe duke bërtitur një lumë fyerjesh.

(xh.k/shqiptarja.com)