Lideri opozitar rus Navalny njofton se është liruar nga paraburgimi

Lideri opozitar rus Navalny njofton se është liruar nga paraburgimi

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny thotë se është liruar nga parabugrimi, pasi ai dhe qindra protestues të tjerë u arrestuan, teksa morrën pjesë në protestat kundër inaugurimit të Vladimir Putinit, në mandatin e katërt si president.

Ata shënuan dy protokole për mua: organizimin e tubimeve dhe mosbindjen ndaj policisë, por në mesnatë ata më liruan deri në pritjen e gjykimit.

Aleksei Navalny, në Twitter

Avokatja e Navalnyt, Veronika Polyakova ka thënë se rasti ndaj opozitarit rus, do të trajtohet në një gjykatë në Moskë më 11 maj. Navalny dhe qindra protestues të tjerë u ndaluan nga policia në protestat më 5 maj.

Sipas grupit monitorues OVD-Info, rreth 1600 persona janë arrestuar në protestat në 26 qytete në mbarë Rusinë. Disa prej të arrestuarve raportohet se janë minoren. Protestat u organizuan nën sloganin “Ai nuk është Cari ynë”. Putin pritet të bëj betimin për mandatin e katërt presidencial më 7 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë