I dënuar për korrupsion, Gjykata e Moskës lë me 19 vjet burg udhëheqësin e opozitës ruse! Kritikun më të madh të Vladimir Putinit

I dënuar për korrupsion, Gjykata e Moskës lë me 19 vjet burg udhëheqësin e opozitës ruse! Kritikun më të madh të Vladimir Putinit

Aleksei Navalny

Një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar, Aleksei Navalny, duke e dënuar me 19 vjet burgim nën akuza që lidhen me ekstremizëm për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK).

Navalny, është duke vuajtur një dënim prej nëntë vjetësh burgim.

Ai dhe aleatët e tij kanë thënë se akuzat, për të cilat u dënua më 4 gusht, janë të motivuara politikisht.

Gjykata në Moskë, e gjeti fajtor 46-vjeçarin në bazë të gjashtë neneve të Kodit Penal rus, përfshirë edhe për krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirjen e minorenëve në akte të rrezikshme.

Autoritetet ruse më 2021 shpallën fondacionin e Navalnyt organizatë ekstremiste dhe ia ndaluan të gjitha aktivitetet në Rusi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë