Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, takon Metën! Pritet takimi me kryeministrin Rama, fokus kriza në Bjellorusi dhe angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB

Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, takon Metën! Pritet takimi me kryeministrin Rama, fokus kriza në Bjellorusi dhe angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB

Kryeministri Edi Rama dhe Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse

TIRANË- Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse vizitoi vendin tonë për herë të parë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama. Tsikhanouskaya ka takuar pasditen e sotme presidentin Ilir Meta, ndërsa pritet takimi edhe me Ramën. 

Gjatë takimit me Metën, ky i fundit bën me dije se është diskutuar mbi demokracinë në Bjellorusi, ku vihet theksi se për ta arritur atë duhet të lirohen të burgosurit politikë, teksa duhet të mbahen edhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Fakti që Tsikhanouskaya do të vizitonte Tiranën, është bërë me dije nga vetë ajo përmes një postimi në 'Twitter', e cila shkroi se me kryeministrin Rama do të diskutojnë mbi rolin e Shqipërisë në OSBE, krizën në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në të ardhmen në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

Kush është Sviatlana Tsikhanouskaya?

Ajo ka garuar kundër Aleksander Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Fituesi i “garës” ishte Lukashenko me 80,10% të votave pasi zgjedhjet u manipuluan nga vetë ai.

Pas humbjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani, ku edhe mori azil politik. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Lirimi i të burgosurve politikë dhe zgjedhjet e lira janë të rëndësishme për Bjellorusinë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në Tiranë. Përmes një postimi Meta shkruan se për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë është e rëndësishme që të lirohen të burgosurit politikë, ndërsa sipas tij duhet të mbahen edhe zgjedhje të lira.

 “Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus”, shkruan Meta.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen