Lidh karrocën në makinë dhe shëtisin qytetin, burri gjen mënyrën origjinale që gruaja e tij me COVID-19, të shijojë një xhiro duke respektuar distancimin social

Lidh karrocën në makinë dhe shëtisin qytetin, burri gjen mënyrën origjinale që gruaja e tij me COVID-19, të shijojë një xhiro duke respektuar distancimin social

Çifti nga India

INDI- Çdo gjë ka ndryshuar që kur pandemia ka “pushtuar” botën, edhe gjërat më të zakonshme, si një xhiron në qytet, tashmë shijohet ndryshe.

Teksa India është në "kthetrat" e një vale të rrezikshme të COVID-19, një burrë, gruaja e së cili është e infektuar me virusin, ka gjetur një mënyrë interesante që ajo të mund të nuhas pak ajër të freskët larg mureve të shtëpisë dhe në të njëjtën kohë të mbrohet, duke ruajtur distancimin social.

Një xhiro me makinë ndryshe ka bërë gruaja e re e infektuar me COVID-19, pasi burri i saj ka gjetur një mënyrë kreative, duke lidhur një karrocë pas makinës së tij për ta shëtitur në qytet.

Mbi karrocë, ajo vendosi edhe një stol blu për t’u ulur dhe xhiroja filloi...

Videoja është kapur nga një komshi e çiftit, të cilët me ketë idenë origjinale treguan se pavarësisht vështirësive ka gjithmonë më shumë se një zgjidhje për të kaluar mirë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit