Gjykata ka caktuar sot masën e arrestit “burg pa afat” për dy grabitësit e shtetasit Mark Alia në Dajç të Shkodrës.

Julian Vatnikajn dhe Kristian Shkëmbi (Marashi) janë lënë në qeli, ndërsa për nipin e gruas së Mark Alisë, Altin Lukaj, që ishte identifikuar nga ky i fundit mes autorëve, u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por gjykata vendosi ta linte në arrest shtëpie, pasi ai paraqiti alibinë se në momentin e grabitjes ndodhej në një pikë bastesh duke ndjekur një ndeshje futbolli, gjë që sipas tij është e verifikueshme nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Ngjarja ndodhi më 21 shkurt kur tre persona të maskuar dhe me armë, hynë në banesë e Mark Alisë, duke marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ‘çifte’.

Gjithashtu, ata grabitën edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Dy nga grabitësit ishin futur në banesë ndërsa njëri kishte bërë roje jashtë në oborr. Ata sapo janë futur brenda i kanë lidhur pjesëtarët e familjes dhe menjëherë janë drejtuar për tek kasaforta duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

s.k/Shqiptarja.com