Nënkryetarja e PD, Grida Duma: Më 19 shkurt zgjedhim kryetaren e re të Lidhjes Demokratike të Gruas! Ja kush përjashtohet nga gara

Më 19 shkurt zgjidhet kryetarja e re e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetarja e PD, Grida Duma në një dalje për mediat. Duma theksoi se më 5 janar nis krijimi i grupeve të punës që do të merren me procesin zgjedhor.

Nënkryetarja e PD deklaroi se grupi i punës do të jetë i përjashtuar nga gara së bashku me të për të shmangur konfliktin e interesit. Ndër të tjera Grida Duma theksoi se Lidhja Demokratike e Gruas ka pasur histori suksesi.

“Jam këtu me dy koleget e mia për të komunikuar për fazën vijuese që do të përfundojë me 19 shkurt me zgjedhjen e Lidhjes Demokratike të Gruas. Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun për shkak se kjo është fillesa e një sistemi që siguron garë. Lidhja e Gruas ka pasur një histori suksesi. Disa prej tyre kanë qenë pjesë e konsultave të grupeve të punës. Ne jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas për të shmangur konfliktin e interesit.

Për një periudhë që fillon nga data 5 Janar, procesi më i rëndësishëm ka të bëjë me analizën dhe performancën si dhe anëtarësimet e reja. Ka pasur gra kryetare që pavarësisht mungesës së rregullave të lojës kanë ditur të jenë luajale dhe do të gjejnë mbështetjen dhe promovimin për shumë elementë të sakrificës së tyre. Në datë 6 shkurt do zhvillohen zgjedhjet në gjithë Shqipërinë për kryetare të LDG.

Pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku për garë përmes debatit për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas”, u shpreh Grida Duma.

Kalendari i zhvillimit të procesit, analizës dhe zgjedhjeve në LDG
Deri më 5 janar 2022
: Ngritja e grupeve të punës në nivel dege
5-25 janar: Analizë dhe performancë
25-28 janar: Shpallje kandidimi në nivel dege
29 janar-6 shkurt: Hapen kandidaturat për kryetare LDG, Komisionet në degë
6 shkurt: Zgjedhje në nivel dege
7-18 shkurt: Fushatë në nivel qarku
19 shkurt: Zgjedhjet për kryetare LDG.

Kujtojmë se pak kohë më parë Albana Vokshi është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Vendimi erdhi pas zhvillimeve në selinë e PD, ku Vokshi dhe Evi Kokalari u përplasën me disa gra që mbështesnin Bashën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar