VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e disa objekteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Shembja e tyre i hap rrugë lidhjes së Lungomares në Vlorë dhe shëtitores së Rradhimës. Në këtë segment janë mbi 60 objekte, më së shumti biznese 1 dhe 2 katëshe, që do të shemben.  

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell foto nga ky aksion.

Aksioni do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum.

"Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet", thotë IKMT në një njoftim për mediat.