Lidhja iraniane e Ilir Metës dhe Vojo Bregut

Lidhja iraniane e Ilir Metës dhe Vojo Bregut

Miliad Lopa, Ilir Meta dhe Vojo Bregu

E mbani mend Miliad Lopën? Po ua rifreskojmë pak kujtesën.

Tre javë më parë, emisioni Piranjat në Syri TV, publikoi dëshminë e një italiani nën akuzë për grabitje dhe mashtrim të quajtur Gabriele Longinotti. Ai pretendonte se po denonconte lidhjet e Veliajt me inceneratorët. Por pa asnjë provë.

Italiani në fjalë ofroi dhe një foto të një shqiptari të quajtur Miliad Lopa me disa biznesmenë iranianë për të cilët thoshte se ishin anëtarë të forcave speciale të regjimit të iranit. Pas tij doli dhe Berisha i cili me kompetencën e një të shkalluari shkoi deri aty sa të thoshte se në foto me Miliad Lopën ishte dhe Qasem Soleimani, ish-drejtuesi i forcave speciale iraniane i vrarë me dron nga amerikanët.

Industria e shpifjes dhe mashtrimit arriti nivele të paimagjinueshme, sepse sipas “Piranjave” dhe Berishës, një biznesmen i rëndomtë si Miliad Lopa, na bridhte nëpër kafenetë e Evropës i pashqetësuar së bashku me Qasem Soleimanin, ndërsa këtë të fundit e kërkonin amerikanët për ta eleminuar me çdo kusht.

Por le t`i bëjmë pak më të imagjinueshme dhe më realiste llogaritë. Po ju prezantojmë në vijim me një foto të Miliad Lopës së bashku me Ilir Metën, foto e shkrepur tre vite më parë mes tyre.

 

Miliad Lopa dhe Ilir Meta

 

Sipas logjikës neandërtalasë së Piranjave dhe Berishës, i bie që dhe Ilir Meta është lidhje e sektit iranian dhe forcave të armatosura të regjimit atje.

Madje duke e vijuar logjikën e shpifjeve të Foltores, tani na del se edhe emisioni Piranjat është me lidhje iraniane, sepse nëse nuk e dinit, producenti i këtij emisioni, Vojo Bregu, u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj si një operator politik i Ilir Metës.

Vojo Bregu i  Piranjave ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë (2013-2017), ai është nën hetim aktualisht për tre dosje korruptive të cilat kanë në fokus batërdinë me tenderat e firmosur nga Bregu.

Mjafton kjo foto e Ilir Metës me Miliad Lopën, që tani Berisha të dalë e të akuzojë dhe Metën dhe Vojon si të lidhur me iranianët.

Por nuk është nevoja që Berisha ta bëjë diçka të tillë, sepse kjo foto s`ka nevojë për akuza boshe si ato të Berishës.

Ekzistenca e kësaj fotoje ndërton një akuzë të re, një akuzë të mirëqënë.

Sepse kjo foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijenitë e plota të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar pinguini i tij mediatik Vojo Bregu.

Kjo foto është mëse e mjaftueshme, që investimi i Vojo Bregut me Piranjat të hidhet në erë, duke e ekspozuar jo vetëm si një emision tërësisht në shërbim të Ilir Metës, por edhe si një fole diletantësh që i bëjnë dëm vetes  dhe padronit të tyre Ilir Meta shumë se kundërshtarit politik.

 

Vojo Bregu, Klajda Gjosha dhe Monika Kryemadhi
 

 

Biznesmenët iranian

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë