Lidhja me Luizin në krizë, Olta 'duartroket' Kiarën: Më ka pëlqyer shumë sjellja jote, unë do reagoja shumë keq

Lidhja me Luizin në krizë, Olta 'duartroket' Kiarën: Më ka pëlqyer shumë sjellja jote, unë do reagoja shumë keq

Olta Gixhari

Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i qetë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Kiara Tito, ndryshe nga herët e tjera, është parë më e distancuar nga Luizi. Por, ajo që mori vëmendje është fakti se Olta u afrua me Kiarën dhe madje e mbështeti për mënyrën se si ishte sjellë me Luizin. Kiara ishte ulur në një tavolinë me Oltën dhe Nitën, të cilat komentuan sjelljen e saj të një dite më parë. Olta i tha se i kishte pëlqyer shumë qëndrimi që mbajti dhe shtoi se nëse do ishte në vendin e saj, do reagonte ndryshe.

“Dje më ka pëlqyer shumë sjellja jote. Më ke lënë pa fjalë. E gjitha situata edhe pas. Unë do kisha reaguar shumë keq”, tha Olta.

Ditën e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV. Kiara ishte e tensionuar pasi Lui bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara u shqetësua madje edhe ka qarë pasi Luizi e mbështeti te lavamani dhe nuk e linte dilte.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja