Nis zbatimi i marrëveshjes, emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin, 12 do vendosen në Gjadër! 4 kthehen në Itali, 2 të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore (VIDEO + FOTO)

LEZHË- Nisi sot zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri - Itali për emigrantët. Ashtu siç ishte paralajmeruar anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë, zbarkoi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së mërkurës, 15 tetor, në Portin e Shëngjinit.

Por, nga 16 emigrantë që kanë ardhur në total, 4 prej tyre janë kthyer drejt Italisë. Pas verifikimeve në qëndrën pritëse 2 prej tyre kanë rezultuar të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosen në kampin e Gjadrit.  Pra në Gjadër janë nisur, nga 16 emigrantë që erdhën sot, 12 prej tyre.

Anija ushtarake italiane me emigrantët e parë u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali.

"Një sërë efektivësh të policisë italiane shoqëruan gjatë gjithë kohës anijen dhe kur anija hyri në ujrat shqiptare u shoqërua nga policia kufitare" raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetari Elvis Hila.

Pas mbërritjes, anija "Libra" u ankorua në port. Pas procedurave brenda anijes, rreth orës 10:00 emigrantët nën shoqërinë e forcave të sigurisë Italiane zbritën grupe-grupe dhe u vendosen në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit.

Aty do të qëndrojnë në karantinë për disa orë, ku po kryhet verifikimi i tyre dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus do të dërgohen në kampit e Gjadrit. I gjithë ky operacion i parë i këtij lloj u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku krahas autoriteteve Italiane pati prezence dhe të policisë shqiptare.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.  Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare" informoi sot policia. 

Mbërritja e kontingjentit të parë të emigrantëve në Lezhë, pati vëmendje të madhe dhe nga mediat e huaja. Të shumtë ishin gazetarët dhe operatorët të cilët e ndoqën nga afër këtë proces, i pari i këtij llojit në Europë. Edhe Report Tv dhe Shqiptarja.com me gazetarin Elvis Hila ndoqën hap pasi hapi gjithçka ndodhi në Portin e Shëngjinit.

Ky zhvillim solli dhe reagime nga aktivistet e shoqërisë civile, të cilët zhvilluan një proteste simbolike para ambienteve të Portit të Shëngjinit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë.

“Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni. Ata po sillen në një burg”, tha një aktiviste për Report Tv.

Emigrantët e parë në Lezhë

Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët u kapën në det të dielën e 13 tetorit. Pak metra larg kalatës ku u ankorua anija ushtarake italiane ndodhet qendra pritëse e Shëngjinit, ku emigrantët do të ndalojnë për të paktën disa orë në pritje të procedurave burokratike. Aty ata fillimisht do të mund të bëjnë dush, të ndërrohen me veshjet e reja që do t’u ofrohen si dhe të ushqehen.

Më pas do të kalojnë procesin e identifikimit. Më pas do të transportohen drejt Gjadrit, i cili është funksional që prej javës së shkuar. Në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.

Të hënën e 14 tetorit 2024, anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane u  nis nga Lampeduza  drejt Shqipërisë  për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Ata u shpëtuan në det të dielën e 13 tetorit. Fillimisht në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve  për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale. 

Reagimi  i BE-së

Ky i sotmi është operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera. Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme. Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.

"Reuters" e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund të merret shembull edhe nga BE-ja.

Nënshkrimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga përlamentet e të dy vendeve.

Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Përfundon verifikimi i emigrantëve të ardhur në Shëngjin, kthehen edhe 2 të tjerë në Itali për arsye shëndetësore! 12 drejt Gjadrit

Ka përfunduar verifikimi i emigrantëve të mbërritur këtë të mërkurë në qendrën pritëse të Shëngjinit.

Sipas burimeve të gazetarit Elvis Hila, ka shkuar në katër numri i personave të cilët do të kthehen në Itali, pasi krahas dy të mitur edhe dy të tjerë kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

Ndërkohe 12 të tjerë po mbahen ende në Shëngjin, në pritje për t’u transferuar drejt kampit të Gjadrit.

Ora 18:47
Emigrantët nga Italia, 14 do të dërgohen në Gjadër, 2 shkojnë në Itali pasi ishin të mitur (VIDEO)

 

Nga 16 emigrantë që kanë ardhur në total në Shëngjin ditën e sotme, 14 do prej tyre do të dërgohen në Gjadër, 2 prej tyre do dërgohen në Itali.

Pas verifikimeve në qëndrën pritëse ata kanë rezultuar të mitur dhe nuk mund të vendosen në kampin e Gjadrit.

Ne videon e siguruar nga Report Tv, shihet  momenti kur dy emigrantët merren nga autoritetet italiane për t’i dërguar drejt vendit fqinj, ku do ti nënshtrohen procedurave atje. 14 të tjerët pritet të të nisen drejt kampit të Gjadrit.

Ora 12:13
Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’

Anija ‘Libra’ që solli emigrantët e parë në portin e Shëngjinit është larguar për në brigjet italiane. Report Tv sjell pamjet nga momenti kur anija lë portin e Shëngjinit.

Sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, ku 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti u sollën në qendrën pritëse në Shëngjin. Pas verifikimit dhe kontrolleve, emigrantët do të vendosen në kampin në Gjadër deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Ora 11:18
Rama e Meloni si ‘gardianë’ burgu, banderola në Shëngjin kundër marrëveshjes për emigrantët! Aktivistja për Report Tv: Kampi si burg

Një grup aktivistësh kanë zhvilluar një protestë në Shëngjin, ndërsa sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Aktivistët u shfaqën me një banderolë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.

Një prej aktivisteve duke folur për Report Tv shpjegoi edhe domethënien e kësaj banderole, duke thënë se kampi është si burg për emigrantët.

“Nga ana tjetër edhe ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni, kjo është ajo që Rama dhe Meloni kanë ngritur një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg. Sipas ligji europian emigrantët që vijnë në burgje dhe kërkojnë të drejtën për azil nuk mund të mbahen të burgosur, deri kur t’iu verifikohet identiteti. Do mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo për Report Tv.

Foto nga protesta në Shëngjin
Ora 09:57
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër

Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord kanë zbritur në tokën shqiptare.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, raporton se refugjatët zbritën në portin e Shëngjinit, ku po ju nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse.

Më pas do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi.

 

Ora 08:30
Report Tv në Shëngjin aty ku erdhën emigrantët e parë

Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë e cila u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali mbërriti mëngjesin e sotëm, rreth 08:00 në portin e Shëngjinit.

Një sërë efektivësh të policisë italiane shoqëruan gjatë gjithë kohës anijen dhe kur anija hyri në ujrat shqiptare u shoqërua nga policia kufitare' raportoi gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Elvis Hila nga porti i Shëngjinit.Report Tv në Shëngjin aty ku erdhën emigrantët

Ora 08:29
Mbërritja e anijes 'Libra' me 16 emigrantët e parë, Policia: Kemi marrë të gjitha masat për sigurinë dhe procedurat e përshpejtuara kufitare

1729060365_vfvfd6.jpeg

Mbërritja e anijes 'Libra', sot në portin e Shëngjinit

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane "Libra" në Portin e Shëngjinit sot (16 Tetor), në bordin e të cilës gjenden 16 emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni.

Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe "zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare".

Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare", thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia e Lezhës e caktuar me shërbim për ndjekjen e procedurave të përshpejtuara
A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 17/10/2024 07:40

    Amerikanève, nuk u tha dot JO, dhe e mbushi Manzèn me muxhahidinè iranianè. Edhe pèr afganèt qè gjoja ishin vetèm pèr "ca kohè" nè Shèngjin, deri tè "plotèsonin dokumentacionin" pèr SHBA,,edhe aty nuk u thoshte dot JO. Tani Italia me meshkujt afrikanè, egjiptianè, somali dhe Burundi,,,a i thuhet JO Italisè? Natyrisht qè nuk i thuhet. Le qè edhe gjyshja italiane pastaj, ajo qè i ka mèsuar aq filozofira, sa mjaftojnè pèr 3 jetè njerèzish. Pas ca kohèsh do pyesin nèse mund ti sjellin edhe mbetjet toksike tyret, tek ne? Inceneratorè kemi ne, pse jo? Inferioritetin personal tè kètij njeriu, korrupsionin gjithèpèrfshirès tè çdo hallke tè qeverisè sè tij, krekosjen patologjike dhe dèshirèn e sèmurè pèr tu dukur,,,Shqipèria po e paguan shtrenjtè. Qytetarèt e kètij vèndit tonè,,,paguajnè akoma edhe sot shuma marramendèse, vetèm pèr tu larguar nga vèndi i tyre,,,rrezikojnè jetèn e tyre pèr tè kaluar ilegalisht nè Mbretèrinè e Bashkuar apo SHBA. E bèjnè kètè sepse qeveria e tyre èshtè e zhytur nè krim dhe korrupsion. Kryeministri i shqiptarève,,nuk i thotè dot JO asnjè tè huaji dhe as qè pyet se çfarè mendojnè qytetarèt e vèndit tè tij pèr kèto vendime thjeshtè tè çmèndura. Me palaçollèqe tè tilla, nuk èshtè marrè asnjè politikan nè kontinentin europian. Jo,,Shqipèria nuk do hyjè kurrè nè KE me "politikanè" tè tillè.

    Përgjigju
  • Iris: 17/10/2024 01:33

    Welcome to Rwanda of Europe! The prime minister Edouard (Edi)Ngirente Rama is waiting for you with open arms and smiley face!

    Përgjigju
  • Gjergji: 16/10/2024 21:01

    Ah sa mire qe erdhen!Mezi po i prisnim.Heres tjeter inshalla vijnd 1600.

    Përgjigju
    • Bufi: 17/10/2024 00:52

      Te kendoft bufi tre here rresht

  • Rama: 16/10/2024 20:44

    Ja uli rama imazhin Gjergj Kastriotit me varr ne Lezhe ! Mesazhi i qarte I Rames ne Lezhe dhe Shqipëri ligjin e bej une , ju jeni qerra-t e mi, liderin e veriut jau burgosi dhe ne veri krejt figurat Jane satelit te Rames , kur ndodet Lezha era shkon deri ne shkoder ! Pra ne veri ligjin dhe gjithcka vendos rama , me kukesin qarku me i varfer ne harten politike qe nxjerr vetem 3 deputet

    Përgjigju
  • Lui: 16/10/2024 19:59

    Nje gje nuk kam kuptuar! Pertej nderit qe i bejme Italise. Cfare ndryshimi ka vendi, Itali apo Shqiperi, perderisa ata persona qe fitojne azil shkojne ne Itali, dhe te tjeret do kthehen ne vendet e origjines. Dmth behet vetem perpunimi i dokumentacionit te personave qe kerkojne azil?! Harxhohen miliona euro per nje cope toke jashte territorit italian, a thua qe Italia s'kishte nje hapesire sa fusha e Gjadrit..?!

    Përgjigju
    • Beni: 17/10/2024 09:16

      Lojra politike te melonit,ca miliona euro ne xhep me manovra me edin.edhe italianet flene te lumtur

    • Imazhii: 16/10/2024 21:00

      Cdo gje per imazh ne jete ! Edhe pastaj ajo shija qe nuk di ti asnje gje sikur shteti bektashi! Pra shqiptaret nuk Kane as mazhorance as opozite kjo ndryshon mallkimm me qen shqiptar

  • Po mër po: 16/10/2024 19:41

    Kampe përqendrimi ndërtuat. Tani vendosni mbishkrimin "Arbeit macht frei"

    Përgjigju
  • Ajo: 16/10/2024 17:56

    Moj Shqiperi e mjera Shqiperi, gjithe bota i largon keta e shkaterrojn vendin me deshire.

    Përgjigju
  • Raku: 16/10/2024 16:01

    Kan ardh me shtyp linden moniken arminen e sojin e sorrollopin e ktyre kto tgjoret ????????

    Përgjigju
  • nani: 16/10/2024 15:53

    ja u be edhe ketu si ne europe, erdhen edhe refugjatet nga bota

    Përgjigju
  • shkodra: 16/10/2024 15:49

    Shpenzime miljona dollarshe per me pru 16 vete. anija kosto karburanti, ekuipazhi, policia etj. Te kapet me lire ti japesh 100000 euro ne dore emigranteve e si sheh me ne itali

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/10/2024 15:38

    Gjithe ajo anije vetem 16 veta,sikur i cuan crocera ne adriatik

    Përgjigju
  • Bukur: 16/10/2024 15:33

    Simpatizant te partis demokratike jan keta , voton sales kan me ja dhen

    Përgjigju
  • Tani: 16/10/2024 12:32

    I keni dhurate nga lideri suprem. Qytetaret e rinj te Albanistanit.

    Përgjigju
  • Lindi: 16/10/2024 11:51

    Çfarë doni, ti presim me lule, tu themi mirëseardhët! Ata janë të panjohur, nuk dihet janë ashtu si thuhet emigrant apo hajdut, dembel e kriminel. A keni parë ç'ndodh në gjermani? Disa prej tyre sulmojnë femrat, disa në emër të allahut sulmojnë me thika e bomba. Të punojë evropa për ta, se duan asistencë dhe nuk punojnë. Masat e izolimit janë të sakta, të verifikohen dhe të procedohet sipas ligjit. Ne si vend i vogël dhe i pazhvilluar të jemi të kujdesshëm. Të meremi më shumë me hallet tona sesa me hallet e botës.

    Përgjigju
  • Lindi: 16/10/2024 11:42

    Çfarë doni, ti presim me lule, tu themi mirëseardhët? Ata janë të panjohur, nuk dihet pse lanë vendin e tyre dhe si do sillen këtu. A keni parë ç'vujnë gjermanët prej tyre? Disa sulmojnë femrat, disa sulmojnë me thika për Allah, disa vinë dhe nuk punojnë, duan asistencë. Është koha të jemi të kujdesshëm. Si vend i vogël dhe i pazhvilluar, të meremi më shumë me veten se me të tjerët, të mbrojmë fort lirinë dhe mirëqënien tonë.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 16/10/2024 10:02

    Viva DUCE.

    Përgjigju
  • Ring: 16/10/2024 09:27

    Shtet bananesh, koloni e Melonit.

    Përgjigju
  • Adi: 16/10/2024 07:46

    A po ju duhet me hy si Irlanda apo si Bullgaria e Rumania? Nuk ma thotë mendja që si Irlanda por më shumë si Bullgaria e Rumania e nëse është ashtu shkoni në Gjermani dhe shihni lypsarë rumun në çdo semafor dhe punëtorë krahu bullgar në çdo fushë dhe pyesni a kan më shumë të drejta se Shqipëria sot!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona