Lidhjet e paligjshme të energjisë
10 persona në pranga, 8 në kërkim

TIRANE- Dhjetë persona janë vënë në pranga ditën e sotme, pasi u janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Në vijim të aksionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e sotme në abonentët biznes dhe familjarë në mbarë vendin, janë ndërprerë 832 lidhje të paligjshme të energjisë dhe të abonentëve debitorë.
 
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, dhe janë kryer kontrolle në 1 598 raste.
 
“Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 184 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan 2 rilidhje të paligjshme për herë të dytë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë