Nisur nga debati për bashkëpunëtorët e regjimit komunist që mund të jenë ende pjesë e politikës, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka publikuar përgjigjen nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit nëse ka pasur lidhje apo jo me Sigurimin e Shtetit.

Dhe përgjigja nga institucioni i ri që drejtohet nga Gentjana Sula ka qenë negative, ndërsa Murrizi shprehet se 140 deputetët duhet t’i drejtohen këtij institucioni, “deputetet e PD më shumë se çdo tjetër i Kuvendit”.
 
E kemi detyrim moral dhe ligjor qe te 140 deputetet, nga kryetari Ruçi deri tek i fundit ti drejtohemi ketij komisioni per te qartesuar qytetaret ne lidhje me te kaluaren tone.
 
Deputetet e partise Demokratike, me shume se çdo deputet tjeter i kuvendit.
 
Mire do ishte edhe te gjithe ishët qe bejne faktorin neper ekrane( nese nuk kane frike)
” deklaron ai. 
murrizi
Përgjigja nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit per Myslim Murrizin


dy.b/shqiptarja.com