Lidhjet ruse të Kryemadhit, Rama: Rublat na i morën opozitarët, drejtësia të tregojë se s'punon me dy standarde! Deputetja: Shpifje, s’kam llogari bankare jashtë Shqipërisë

Një provë që drejtësia të tregojë që s’punon me dy standarde si kinezëritë e opozitës. Ky ka qenë reagimi i kryeministrit Rama pas lajmit të përfshirjes së Monika Kryemadhit në financimet ruse. Përmes në postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se këto verifikime ligjore duhet të shkojnë deri në fund pasi është e domosdoshme. Ai ironizoi opozitën përf financimet ruse. 

"Po ç'paskeni qenë o rubla që na i morët me radhën me motrën e me vëllezërit opozitarë!"- e nis postimin në Twitter kryeministri.

Por, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.

"Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, siç e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: inceneratorët", tha Kryemadhi. 

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për lidhjet ruse të Monika Kryemadhit.  Balla shtoi se Kryemadhi duhet të japë sqarim të detajuar pasi rezulton e lidhur me aksionerë që janë në listën e zezë të SHBA.

Më tej kreu i grupit parlamentar të socialistëve thotë se është prekur siguria kombëtare ndërsa shton se Kremlini e ka përdorur këtë skemë me lidhjen e politikanëve shqiptarë që të dëmtojë demokracinë dhe të krijojë front pro rus në Shqipëri. Sa i përket përfshirjes së Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës, Balla ngre pikëpyetje se si vazhdon të jetë i pashqetësuar dhe të mos sqarojë përfshirjen në dokumente të tilla bashkëshortja e një ish-presidenti që ka llogari bankare të off-shoreve.

“Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe lidhet me faktin se edhe Shqipëria ka qenë vulnerabël dhe target i penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka, off-shore që financonin parti politike apo politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është panoramë e plot, skemë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve e biznesmenëve të kenë financuar politikanë të caktuar në vende të ndryshme në Europë. Raste të tilla janë zbuluar. Përpjekja është e qartë, lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende.

Kryemadhi duhet të kishte dalë e t’i sqaronte. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente tëe tilla. Kanë dalë dhe aksionerët që janë në listat e zeza të SHBA për shkak edhe sanksioneve të vendosura pas agresionit rus dhe më e rëndësishme është subjekti i deklarimit. Në cilin vend të Europës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshortë e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off-shore. E mbani mend çfarë tërmeti shkaktoi emri i një politikani në llogaritë bankare të off-shoreve në Panama, shumica e politikanëve dhanë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese nisën menjëherë hetimet, në rastin tonë Prokuroria. Unë mendoj që është prekur siguria kombëtare. Kur je në shoqëri tregtare ku marrin pjesë politikanë të lidhur me Putin, kjo është e rëndë”, tha Balla.

Deklaratën e fortë të Sali Berishës që Damian Gjiknuri është zëdhënës i interesave ruse,  Taulant Balla thotë se janë mashtrime. Sipas tij, edhe Berisha me Bashën janë të lidhur me pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit.

“Të marrësh referencë mashtrimet e Berishës, s’është etike ndaj ka një media që është kombëtare. Po flinsim për Monika Kryemadhin, por Berisha është po aq i lidhur si dhe Lulzim Basha”, tha Balla.

Një ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
Pagesat e dyshimta ruse, Kryemadhi: Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Kryemadhi i ka cilësuar si shpifje.

Jam sot në këtë deklaratë për t’ju treguar disa të vërteta. Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbisë duke falsifikuar dokumenta bankare. 

Ja se çfarë thotë artikulli: “Vuçiç më pas pretendoi se kundërshtari I tij kishte fshehur pasurinë e tij në mënyrë të paligjshme në banka në mbarë botën dhe parashikoi se më shumë detaje do të dilnin së shpejti. Gjashtë ditë më vonë, gazetat pro-qeveritare serbe filluan të botonin histori rreth llogarive të supozuara të kundërshtarit të Vucicit në offshore. Për dy javë, akuzat për milionat e supozuara të kundërshtarit të Vucicit dominuan titujt kryesorë të gazetave. Gazetarët pohuan se kishin prova se llogaritë ekzistonin, komentuesit u shprehën se kishte  pastrim  parash dhe evazion fiskal, ndërsa zyrtarët kërcënuan me pasoja. Dëshmitë e mbledhura nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues sugjerojnë se raporti i falsifikuar i bankës është krijuar nga Tal Hanan, një ekspert izraelit i eksplozivëve që shet shërbime dezinformimi.”

Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht I njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët. Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere. Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit. Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë.

Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: INCENERATORËT!

Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz. Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja.

Ndaj paratë për inceneratorët nuk ndalojnë. Sepse ndaj, Erion Veliaj paguan cdo ditë inceneratorin e Tiranës, që ju e keni parë me video se Aty mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digje, por vetëm hidhen kapic në mënyrë primitive. Sepse, me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihen media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofrojnë shërbime nga më të dyshimtat. Megjithatë, Ju rikujtoj edhe njëherë se, me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se cfare e pret. Ashtu sic I kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investimigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin Opinion, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij!

Ora 13:00
Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Drejtësia të provojë se nuk punon me 2 standarde

1680110164_rama.JPG

Kryeministri Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse. Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si  prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.

“Po ç'paskeni qenë o rubla që na i morët me radhën me motrën e me vëllezërit opozitarë! Po ato konto bankare e shoreve çfarë janë vallë se ata u mbinë në gojën e tyre, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”- shkroi Rama.

Ora 10:49
Marsi 'i përgjakur', a e ka bërë Çuçi punën siç duhet? Balla u përgjigjet gazetarëve: E bën detyrën shumë mirë

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besim tek hetimet që sipas tij do të zbardhin masakrat e fundit në Tiranë. Duke përmendur sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për rendin dhe sigurinë se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bën detyrën shumë mirë.

“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjtiha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/04/2023 11:43

    Hapi o dhe e fut mbrenda injorant e tradhtar, degjoni se kush shet moral Edvin shkjau shqipfolës dora e zgjatur e Putinit në këto troje….

    Përgjigju
    • e drejta: 01/04/2023 15:34

      FORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISA MODERNE, QENTESERB LE TE LEHIN...

  • populli: 01/04/2023 01:11

    EDI RAMA POPULLI I DI SHUME MIRE SE CFARE PLEHRASH DHE RRUGACESH JANE CIFTI META,,,,PSE DREJTESIA NUK I ARRESTON..KEMI 20 VJET QE PRESIM..NA LODHET....

    Përgjigju
  • Belluçi: 31/03/2023 17:12

    Monika eshte per te bbv dhe shumica e politikanëve, ata ndjejn u duket vetja se janë aktorë të hollivudit pra Vipa. Nuk kane lidhje me politiken e vetmja lidhje që ata kanë është se si të pasurohen nga ky rol. Drejtësisa nuk marret me këta (vipat), sepse bashkëpunojnë mes tyre.

    Përgjigju
  • Baki: 31/03/2023 16:12

    Te qe ndonje tjeter epo hajde. Si Iliri po Monika jane te dy shoke e miq te ngushte te Rames per nje kohe te gjate. Aq sa nu u la asnje nga cerrat pa ia futur ne parti e tepsi...edhe burg madje! Te peshtysh ndaj tyre sot per rubla eshte gje e mire! Sepse shpelan surratin e vet!

    Përgjigju
  • T.ushi Babushi: 31/03/2023 16:04

    O Edi Rama po pa drejtësia ka bër nga gjërat më monstruozet, ka nxjer kriminel nga burgu, ka në gjirin e tyre njerëz me 7 klas shkoll si Tom Dreçi e Fatmira Hajdari e ti i mashe në sistem. Ata nxireshin me shkelma jasht me an të parlamentit ata që ishin pa arsim e druvar, shofera , karocjera që kishte vu bastardi hajdut Sali Bajga i nxirshit jasht. Por dhe ti sje më pak se Sali Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën