Liga e Kampioneve, hidhet
shorti i ndeshjeve të play off

Liga e Kampioneve, hidhet<br />shorti i ndeshjeve të play off
LIGA E KAMPIONËVE - Ditën e sotme është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ndeshjeve të play off-it të Ligës së Kampionëve.

Sfidat më të bukura që paraqet kjo fazë e kompeticionit më të ndjekur për të futbollit për klube janë përballjet midis turqëve të Beshiktashit me anglezët e Arsenalit, francezët e Lilës përballë portugezëve të Portos.

Një ndeshje aspak të lehtë do të kenë edhe italianët e Napolit përballë spanjollëve të Atletiko Bilbaos.

Ndeshjet e para të play off-it do të luhen në datat 19/20 gusht ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 26/27 gusht. 10 ekipet fituese do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa 10 ekipet që skualifikohen do i bashkangjiten ekipeve që luajnë në Ligën e Evropës.

Beshiktash (TUR) - Arsenal (ANG)
Standard Liège (BEL) - Zenit Saint-Pétersbourg (RUS)
FC Kopenhagen (DAN) - Bayer Leverkusen (GJER)
Lilë (FRA) - FC Porto (POR)
Napoli (ITA) - Atletiko Bilbao (SPA)
Maribor (SLLO) - Celtic Glasgow (SKO)
Salzbourg (AUS) - Malmo (SUE)
Aalborg (DAN) - Apoel FC (QIP)
Steaua Bukureshtit (RUM) - Ludogorets (BULL)
Slovan Bratislava (SLLO) - BATE Borisov (BJE). 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale