Liga e Kombeve/ Danimarka befason Zvicrën, Spanja paqe në Beograd! Portugalia mposht Kroacinë, CR7 shënon golin e 900! San Marino fitore pas 20 vitesh

Liga e Kombeve/ Danimarka befason Zvicrën, Spanja paqe në Beograd! Portugalia mposht Kroacinë, CR7 shënon golin e 900! San Marino fitore pas 20 vitesh

Cristiano Ronaldo

Liga e Kombeve ka filluar këtë të enjte me sezonin e ri, aty ku janë shënuar disa rekorde sa i takon skuadrave kombëtare. Në Lisbonë, Portugalia fitoi 2-1 kundër Kroacisë në Ligën A, me Cristiano Ronaldon (39 vjeç) që shënoi golin e 900-të në karrierë.

Dalot shënoi në fillim për vendasit, para se CR7 të kapte shifrën që e bën një legjendë të gjallë të futbollit. Autogoli i Dalot nuk i shërbeu ballkanasve të Dalic për të dalë me një pikë nga transferta.

Në Copenhagen, Danimarka fitoi 2-0 kundër Zvicrës me golat e Dorgu dhe Hjorberg. Për helvetët Elvedi dhe Xhaka dolën me karton të kuq. Në Beograd, Serbia dhe Spanja barazuan 0-0.

Në Ligën C, Suedia fitoi 1-3 kundër Azerbajxhanit, teksa Irlanda e Veriut mundi 2-0 Luksemburgun.

Historike për San Marinon, që në shtëpi fitoi 1-0 kundër Lihtenshtajnit (goli nga Sensoli). Kjo ishte fitorja e parë për San Marinon pas 20 vitesh, me të fundit që datonte më 28 prillin 2004, po 1-0 kundër Lihtenshtajnit.

Rezultatet e plota:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha

Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha