Liga e Kombeve/ Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në Serbi, ndeshja spostohet pranë Kosovës! Në fushë Spanja dhe Portugalia

Liga e Kombeve/ Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në Serbi, ndeshja spostohet pranë Kosovës! Në fushë Spanja dhe Portugalia

Granit Xhaka përleshet me lojtarët e Serbisë

Liga e Kombeve do zhvillojë këtë të shtunë ndeshjet e radhës (ato të treta) në Ligën A dhe C. Në fushë edhe Kosova, që në 15:00 luan kundër Lituanisë në udhëtim.

Bie në sy se Zvicra e Granit Xhakës dhe shqiptarëve të tjerë do përballet kundër Serbisë në Leskovac (20:45). Dueli nuk është pa doza emocionale, kjo edhe për shkak se kapiteni i helvetëve, Xhaka shkon në një krahinë nga e ka origjinën.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera që luhen në Beograd, Federata Serbe ka vendosur që dueli të luhet në Leskovac, afro 300 km larg Beogradit dhe në veri-lindje të Kosovës. Në një stadium të ri dhe me 8 mijë vende, Granit Xhaka do ketë kundër 99 përqind të tifozëve. Edhe më herët në ndeshjet kundër Serbisë, Granit Xhaka nuk i ka përballuar emocionet dhe ka pasur përleshje me kundërshtarët.

Ndërkohë, në Ligën A zbesin në fushë edhe çiftet Kroaci - Skoci, Poloni - Portugali dhe Spanjë - Danimarkë.

Në Ligën C Kosova do kërkojë fitoren e dytë në grup, duke dashur të mbajë ndezur shpresat për kreun. Rumania me gjashtë pikë, Kosova dhe Qipro me tre dhe Lituania me zero pikë, kjo është renditja e Grupit C2.

Kalendari i ndeshjeve:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Kosova në udhëtim, Foda: Të fitojmë çdo ndeshje për kreun! Amir Rrahmani: Në fushë vetëm për maksimumin

Kosova luan sot në udhëtim kundër Lituanisë në orën 15:00. Dueli vlen për Ligën C në Nations League, me "Dardanët" që kanë një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para. Në prag të ndeshjes për mediet folën trajneri Franco Foda dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Secila ndeshje është shumë e rëndësishme dhe nëse duam ta fitojmë grupin duhet të fitojmë secilën prej tyre. Lituania ka pasur performanca të mira, pavarësisht rezultateve jo të mira për ta. I kemi parë dhe analizuar të gjitha ndeshjet e tyre, sidomos ndeshjen me Rumaninë, ku kanë treguar një paraqitje shumë të mirë, por futbolli është i tillë. Dellova por edhe Aliti kanë treguar paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit, kështu që kemi disa opsione për ndeshjen e nesërme”, tha Foda.

Ndërkohë që kapiteni Amir Rrahmani është besimplotë se të tijtë futen në fushë vetëm për tri pikë.

“Rezultatet e Lituanisë nuk e kanë pasqyruar realitetin e performancës së tyre në fushë, sepse të dyja ndeshjet kanë treguar lojë të mirë, ndeshjen me Qipron e kanë dominuar totalisht. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje, sepse Lituania është një ekip që luan futboll të mirë dhe ka mbajtje të topit. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment, do të zbresim nesër në fushë për fitore”, ka deklaruar Rrahmani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë