Liga e Kombeve, ja sa do përfitojë kombëtarja shqiptare
Tashmë që shorti i Ligës së Kombeve është hedhur, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë dhe Izraelin, UEFA ka shpallur bonuset financiare për 55 ekipet kombëtare.
Tashmë që shorti i Ligës së Kombeve është hedhur, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë dhe Izraelin, UEFA ka shpallur bonuset financiare për 55 ekipet kombëtare. Në total, kombëtaret do të përfitojnë 76.25 milionë euro dhe kampionia e parë do të fitojë 7.5 milionë euro. Liga e Kombeve është kompeticion që do të zëvendësojë shumicën e miqësoreve ndërkombëtare dhe u krijua pas kërkesës së kombëtareve të mëdha, por rritjes edhe të përfitimeve financiare.
Të 55 kombëtaret e UEFA-s janë ndarë në grupe në 4 kategori të ndryshme: Liga A, Liga B, Liga C dhe Liga D dhe do nisin të ndeshen prej muajit shtator, ndërsa finalet do të luhen në qershor 2019. 12 ekipet kryesore të renditura në Ligën A do të fitojnë secila nga 1.5 milionë euro për pjesëmarrjen. Fituesit e grupeve do të marrin 1.5 milionë euro të tjera ekstra dhe avancojnë në turneun final, ndërsa fituesi do të përfitojë edhe 4.5 milionë euro të tjera.
Liga B do ta shpërblejë çdo skuadër pjesëmarrëse me 1 milion euro, ndërsa ekipet e Ligës C (ku renditet edhe Shqipëria) do të fitojnë 750 mijë euro dhe ato të Ligës D do të arkëtojnë vetëm 500 mijë euro, por të cilat do të dyfishohen nëse do të renditen në vend të parë në grup.
Fituesit e çdo Lige do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në Europianin e vitit 2020. Skuadrat që renditen në fund të Ligave A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ndërsa ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës.
Vetëm në muajin shtator, tifozët kuqezi do të arrijnë të shohin përballjet e para të kuqezinjve, ndërsa faza finale do të luhet në qershor të vitit 2019, në një vit kur nuk ka as Europian dhe as Botëror.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25