Shqipëria kapitullon 2:0 në Izrael, regjistron humbjen e dytë radhazi dhe i jep lamtumirën Ligës së kombeve (GOLAT)

Shqipëria kapitullon 2:0 në Izrael, regjistron humbjen e dytë radhazi dhe i jep lamtumirën Ligës së kombeve (GOLAT)

Nga ndeshja Izrael-Shqipëri

IZRAEL - Kombëtarja shqiptare mundet 2:0 në Izrael në sfidën e luajtur në Ber Sheva e vleshme për Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Ekipi i Christian Panuccit regjistron kështu humbjen e dytë radhazi në këtë kompeticion, pas disfatës muajin e kaluar në Skoci, po me shifrat 2:0 dhe për rrjedhojë renditet e treta në grup, duke jashtë jashtë objektivave, edhe pse jo ende matematikisht.

Kuqezinjtë shpresuan deri në minutat e fundit për të dalë të paktën me një pikë nga "Turner Stadium", por goli i dytë i shënuar nga Dia Saba në minutën e 83 të sfidës, shënoi kapitullimin e kuqezinjve. Lojtari vendas gjuan fort nga jashtë zone dhe topi i devijuar nga mbrojtja, shkon në anën e majtë të Strakoshës, duke e bërë të pamundur devijimin. 

Golat e ndeshjes

Izraeli gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 8 të pjesës së parë, duke kaluar në avantazh pas një gafe në mbrojtjen kuqezi. Hemed përfiton nga dalja e gabuar e Thomas Strakoshës dhe vendosja e keqe e mbrojtjes, duke ndëshkuar Shqipërinë. Perceptimi i golit ishte ai i një pozicioni të dukshëm jashtë loje, por sipas rregullores ky gol është i rregullt pasi nuk kemi të bëjmë me offside kur topi niset nga rivënia fundore nga portieri... 

Shqipëria provon të zgjohet dhe Balaj tenton me kokë në minutën e 22, pas krosit të marrë nga e majta e sulmit, por gjuajtja e tij shkon te portieri, që grushton. Mundësia e dytë e mirë për sulmuesin shkodran, por Izraeli ia ka hedhur paq. Edhe pjesën e dytë, kuqezinjtë janë më kërkues me lojën dhe pasimet, duke fituar statistikat e këtij takimi, pasi rezultati flet totalisht në anën  e vendasve, të cilët tre ditë më parë harxhuan jo pak energji kur mundën Skocinë 2:1. Izraeli kryeson Grupin 1 të Ligës C me 6 pikë, i ndjekur nga Skocia me 3 dhe Shqipëria po me tre. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ajo kundër Skocisë në stadiumin "Loro Boriçi".

Dështojnë eksperimentet e Panuccit
Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, i besoi një 11-sheje surprizuese ndaj Izraelit. Me skemën 3-5-2 në portë startoi Strakosha, në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti dhe Mavraj. Ndërkohë treshja e mesfushës përbëhej nga Uzuni, Memushaj, Xhaka. Me Bashën si mbështetës i krahut të djathtë dhe Binakun si i majtë.

Maja e sulmit kryesohej nga Balaj i mbështetur nga Grezda. Ndeshja e muajit të kaluar mes dy këtyre ekipeve në "Elbasan Arena" përfundoi me fitoren e ngushtë të kuqezinjve, 1:0 me gol të Taulant Xhakës. Triumfi në këtë sfidë vlejti tre pikë, por në transfertën skoceze djemtë e Christian Panuccit, u mundën nga vendasit 2:0. Ndërsa Izraeli fitoi tre ditë më parë ndaj Skocisë me shifrat 2:1.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë në Izrael ka përfunduar me shifrat 0:3 për kuqezinjtë. Ndërsa me fitoren e sotme, Izrael-Shqipëri barazojnë fitoret ndaj njëra-tjerës 2:2.

Formacionet si luajtën ekipet:



Shqipëria: Strakosha (GK), Hysaj, Xhimshiti, Grezda, Basha, Memushaj, Xhaka, Mavraj (C), Binaku, Uzuni, Balaj

Izraeli: Harush (GK), Dasa, Natcho (C), Kayal, D. Peretz, Dabbur, Hemed, Yeini, Twatha, Ben Harush, Tibi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Liga e Kombeve, Shqipëria përfundon e fundit në grup, Panucci: Nuk jemi dorëzuar

Christian Panucci nuk i ka shuar shpresat nga Liga e Kombeve. Pas disfatës 2:0 në Izrael, Panucci tha se ekipi luajti mirë, por nuk shfrytëzoi siç duhet rastet e krijuara. Ai tha për RTSH se skuadra është jashtë objektivave, por ai nuk është dorëzuar deri në ndeshjen e fundit kundër Skocisë. 

Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm?
Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq.

Ku ishin mbrojtësit?
Ishte një top i gjatë, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment.

Çfarë luajmë ndaj Skocisë?
Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë.

Dukeni i dorëzuar?
Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vshtirë.

Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan?
Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe.

Ora 22:55
Iu afrua dy herë golit, Bekim Balaj: Meritonim një pikë në Izrael

Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, tentoi dy herë të gjejë rrugën e rrjetës me gjuajtje me kokë, por portieri vendas ishte në kohën dhe vendin e duhur. Bekim Balaj ka folur pas takimit me Izraelin duke u shprehur i zhgënjyer për rezultatin që prodhoi atë humbje 2:0 në transfertë.

Bekim, 4 gjuajtje në portë, i pafat… 
Sot nuk arrita të shënoj, në ato raste që u krijuan u mundova të bëj më të mirën, por nuk mjaftoi, sepse topi nuk shkoi në rrjetë. E vuajtëm mungesën e ngolit, dhe ndikoi.

80 minuta ishit superiorë…
Luajtëm mirë, e kishim përgatitur mirë, dhe të vjen keq që humbim 2-0. Minimumi do ishte një barazim i drejtë, krijuam shumë raste, por në futboll ndodh.

Starova tha se duhej futur Vrioni, bashkë me Balajn…
Është zgjedhje e trajnerit, por nëse shtohen lojtarë në zonë, e rrit rrezikshëmrinë. Mund të luanim me dy, ose me 5 sulmues në ato minuta, sepse duhej të shënonim, por i takon trajnerit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka-bullari: 15/10/2018 10:49

    Persakohe mafja e vezeve nga Shijaku flliq fshf as mos prisni ndonje rezultat .Edhe guardiola ska ca me ju bo.

    Përgjigju
  • Edrompalla: 15/10/2018 06:17

    Lasgushi sna solli fat

    Përgjigju
  • Petrefi: 15/10/2018 01:53

    Te ishte De Biazi ta shikonte Izraeli kryesimin e grupit.

    Përgjigju
  • Liku: 15/10/2018 00:05

    Nuk eshte perqindja e majtjes se topit tregues i nje loje te mire. As gjuajtjet ne porte nuk jan tregues por saktesia e pasimeve e gjetja e portes.Nje ndeshje per mu e dobet nga Xhaka me mbajtje topi duke e humbur shpejt. Nje Mavraj qe nuk aktivizohet as te ekipi i tij. Nje mbrojtje gjumashe komplet. Per mu lojtaret qe duhen majtur nga ky ekip jan Uzuni,Strakosha,Hysaj,Grezda,Balaj. Dhe i pari qe duhet te largohet duhet te jete Panucci

    Përgjigju
  • Ggg: 14/10/2018 22:42

    Ish presidenti Nishani paska pasur te drejte per panucin.... jo vetem sharlatan por edhe bajge eshte panuci k***a....

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/10/2018 22:40

    Ti hajë mortja!

    Përgjigju
  • Arbër: 14/10/2018 22:33

    Panuqi është duke bër vetem experimente, jashtë me te sa më shpejt!

    Përgjigju
  • Juli: 14/10/2018 22:33

    Çfarë turp skuadre. Po luajmë me njerëz shkretëtire e humbasim si delet. Turp turp turp

    Përgjigju
    • Tuli: 15/10/2018 01:19

      Sthua shyqyr qe eshte futboll e jo sport tjeter ti.Kushedi ca ju kishin bo izraelitet ktyre tlodhurve tane.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT