Sot u hodh shorti për Ligën e Kombeve në Lozanë të Zvicrës dhe Shqipëria do të jetë në grup me Skocinë dhe Izraelin.

Gjithashtu u prezantua edhe himni i këtij kompeticioni, i cili është regjistruar me një orkestër filarmonike dhe një kor në gjuhën latine.

Himni ishte një përzierje e muzikës elektronike dhe orkestrës filarmonike që ka çaur në një krijim tepër bashkëkohor.

Ky himn do të luhet në të gjitha eventet ceremoniale të Ligës së Kombeve, në hyrjen e lojtarëve në fushë.