Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova

Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova

Itali - Gjermani

Liga e Kombeve luan sot përballjet e para, aty ku skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme. Për fazën play-off, ose thënë ndryshe atë çerekfinale ku skuadrat do kërkojnë trofeun, në fushë zbresin 'big-ët' e Evropës.

Me fillim nga ora 20:45 luhet 'Klasikja' mes Italisë dhe Gjermanisë, apo edhe sfida Holandë - Spanjë. Kroacia pret në Split Francën, ndërsa Danimarka luan kundër Portugalisë.

Përballjet e sotme janë të rëndësishme pasi skuadrat do kërkojnë të shkojnë në ndeshjet e kthimit të tre ditëve më vonë me një avantazh, qoftë edhe minimal.

Nga ana tjetër ndeshjet luhen edhe për qëndrimin në ligë, apo ngjitjen më lart. Kosova pret Islandën në Prishtinë. Dardanët kërkojnë të kalojnë këtë rival në dy sfida (e kthimit më 23 mars në Murcia të Spanjës) për të qenë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve në edicionin që vjen.

Liga e Kombeve, faza play-off:

E enjte, 20 mars 2025 - 20:45

Kroaci - Francë

Danimarkë - Portugali

Itali - Gjermani

Holandë - Spanjë

Faza e Ligës

20:45 Kosovë - Islandë

Rruga drejt finales

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
‘Klasikja’ me Gjermaninë, Italia humbet golashënuesin Retegui


Italia dhe Gjermania do përballen në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Të kaltrit kanë marrë një lajm të keq pasi në dy përballjet kundër ‘Panzerave’ nuk do kenë të gatshëm golashënuesin e Atalantës, Mateo Retegui.

"Retegui largohet nga kampi stërvitor në ‘Appiano Gentile’. Sulmuesi, i cili iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e djeshëm për një tendosje muskulore në kofshën e djathtë, u vlerësua si i padisponueshëm për të dyja ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe për këtë arsye është kthyer te klubi i tij", njoftoi federata.

Trajneri Luciano Spalletti nuk do të thërrasë askënd në vendin e tij tani për tani dhe duket se ka për qëllim të vërë bast për gjithçka te Moise Kean si qendërsulmues për sfidën e dyfishtë kundër kombëtares së Nagelsmann.

22 gola dhe 4 asiste ka realizuar këtë sezon Retegui në 27 ndeshjet e Serie A me Atalantën.

Ora 12:20
Sot Itali - Gjermani në Milano, Spalletti: Ndeshje që mbart 'magji' të veçantë

Italia dhe Gjermania përballen sot të stadiumin 'San Siro' në Milano për çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Dueli merr jetë në orën 20:45 dhe të dyja skuadrat kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit me avantazhin "në xhep".

E cilësuar si 'Klasikja' e Evropës, përballja mes tyre sjell emocione. Në prag të ndeshjes për mediet ka folur edhe trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ai ka thënë se kjo ndeshje mbart një "magji" të veçantë.

"Taktika dhe sulmi - Duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën më logjike të mundshme, duhet të kemi pak ekuilibër. Nëse fus një mesfushor, ai ndihmon më shumë në fazën mbrojtëse. Nëse fus dikë si Raspadori apo Maldini, kemi më shumë shanse për të shënuar. Raspadori, për shembull, edhe pse është sulmues, mund të ndihmojë në mbrojtje, sepse është në formë të shkëlqyer.

Rivalët - Duke parë historinë e përballjeve dhe rezultatet e së kaluarës, kjo ndeshje ka një 'magji' të veçantë. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e bukur, që të dyja ekipet do të luajnë për ta fituar. Nëse nuk jemi të zotët në menaxhimin e disa momenteve të lojës, do ta kemi shumë të vështirë. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, por do të duhet të përshtatemi edhe me cilësinë që ata do të tregojnë.

Mesfusha me Ricci-Rovella? Janë pak të ndryshëm, por të dy e dinë si të luajnë futboll. Ricci është më shumë si një mesfushor i avancuar, që futet në zonë. Rovella është më shumë një mesfushor mbrojtës, i cili nuk lëshon terren lehtë. Nuk do të them se kush do të luajë, është më mirë të presim orët e fundit para ndeshjes.

Botërori 2026 - Djemtë më duken të bindur për cilësitë e tyre, po përpiqen t’i shfaqin ato në fushë. Mendojnë shumë për atë që duhet të bëjnë, kjo është mënyra e duhur për t’u rritur. Nëse punon vazhdimisht në një drejtim për t’u përmirësuar, atëherë do të përmirësohesh me siguri.

Dëmtimet - Zaccagni dhe Cambiaso vështirë se do të jenë gati për ndeshjen e parë.

Federico Gatti - Po e shohim në kontekstin e dy ndeshjeve. Duke qenë se janë shumë afër me njëra-tjetrën, disa lojtarë mund të mos rikuperohen plotësisht. Ai është një mbrojtës shumë i fortë në mbrojtjen e vendosur, por po punon edhe për të kontribuar më shumë në ndërtimin e aksioneve.

Andrea Cambiaso - Fakti që është këtu dhe po punon çdo ditë tregon se sa shumë dëshiron të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

Julian Nagelsmann - Është një trajner shumë i zoti, i dallueshëm si pjesë e trajnerëve modernë, që punojnë shumë në fushë. Gjermania është një kombëtare që ka evoluar në këto 10 vitet e fundit, nga një skuadër që mbështetej te fuqia fizike, në një skuadër me cilësi teknike dhe posedim të fortë të topit.

Për mungesat e Gjermanisë - Nuk ka mungesa që ndihen për një kombëtare si Gjermania. Ata kanë lojtarë të shumtë të nivelit të lartë.

Moise Kean - Do të jetë ai sulmuesi kryesor. Do të jetë një ndeshje e fortë, me ritëm të lartë, Kean është më i përshtatshmi për këtë lloj loje", tha Spalletti.

Italia humbi Mateo Reteguin në sulm, për shkak të një problemei fizik.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm