Sot Itali - Gjermani në Milano, Spalletti: Ndeshje që mbart 'magji' të veçantë

Sot Itali - Gjermani në Milano, Spalletti: Ndeshje që mbart 'magji' të veçantë

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë

Italia dhe Gjermania përballen sot të stadiumin 'San Siro' në Milano për çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Dueli merr jetë në orën 20:45 dhe të dyja skuadrat kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit me avantazhin "në xhep".

E cilësuar si 'Klasikja' e Evropës, përballja mes tyre sjell emocione. Në prag të ndeshjes për mediet ka folur edhe trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ai ka thënë se kjo ndeshje mbart një "magji" të veçantë.

"Taktika dhe sulmi - Duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën më logjike të mundshme, duhet të kemi pak ekuilibër. Nëse fus një mesfushor, ai ndihmon më shumë në fazën mbrojtëse. Nëse fus dikë si Raspadori apo Maldini, kemi më shumë shanse për të shënuar. Raspadori, për shembull, edhe pse është sulmues, mund të ndihmojë në mbrojtje, sepse është në formë të shkëlqyer.

Rivalët - Duke parë historinë e përballjeve dhe rezultatet e së kaluarës, kjo ndeshje ka një 'magji' të veçantë. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e bukur, që të dyja ekipet do të luajnë për ta fituar. Nëse nuk jemi të zotët në menaxhimin e disa momenteve të lojës, do ta kemi shumë të vështirë. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, por do të duhet të përshtatemi edhe me cilësinë që ata do të tregojnë.

Mesfusha me Ricci-Rovella? Janë pak të ndryshëm, por të dy e dinë si të luajnë futboll. Ricci është më shumë si një mesfushor i avancuar, që futet në zonë. Rovella është më shumë një mesfushor mbrojtës, i cili nuk lëshon terren lehtë. Nuk do të them se kush do të luajë, është më mirë të presim orët e fundit para ndeshjes.

Botërori 2026 - Djemtë më duken të bindur për cilësitë e tyre, po përpiqen t’i shfaqin ato në fushë. Mendojnë shumë për atë që duhet të bëjnë, kjo është mënyra e duhur për t’u rritur. Nëse punon vazhdimisht në një drejtim për t’u përmirësuar, atëherë do të përmirësohesh me siguri.

Dëmtimet - Zaccagni dhe Cambiaso vështirë se do të jenë gati për ndeshjen e parë.

Federico Gatti - Po e shohim në kontekstin e dy ndeshjeve. Duke qenë se janë shumë afër me njëra-tjetrën, disa lojtarë mund të mos rikuperohen plotësisht. Ai është një mbrojtës shumë i fortë në mbrojtjen e vendosur, por po punon edhe për të kontribuar më shumë në ndërtimin e aksioneve.

Andrea Cambiaso - Fakti që është këtu dhe po punon çdo ditë tregon se sa shumë dëshiron të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

Julian Nagelsmann - Është një trajner shumë i zoti, i dallueshëm si pjesë e trajnerëve modernë, që punojnë shumë në fushë. Gjermania është një kombëtare që ka evoluar në këto 10 vitet e fundit, nga një skuadër që mbështetej te fuqia fizike, në një skuadër me cilësi teknike dhe posedim të fortë të topit.

Për mungesat e Gjermanisë - Nuk ka mungesa që ndihen për një kombëtare si Gjermania. Ata kanë lojtarë të shumtë të nivelit të lartë.

Moise Kean - Do të jetë ai sulmuesi kryesor. Do të jetë një ndeshje e fortë, me ritëm të lartë, Kean është më i përshtatshmi për këtë lloj loje", tha Spalletti.

Italia humbi Mateo Reteguin në sulm, për shkak të një problemei fizik.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente

DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente