Biletat e ndeshjes Shqipëri - Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Nations League janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi (16 nëntor 2024, ora 20:45).
Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri - Çeki ka qenë i lartë nga tifozët që do jenë në ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar. FSHF fton tifozët të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.
Kuqezinjtë luajnë më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Cekisë dhe Ukrainës, dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku synohet vendi i parë.