Liga e Kombeve, Shqipëria në
një grup me Izraelin dhe Skocinë

Liga e Kombeve, Shqipëria në<br />një grup me Izraelin dhe Skocinë<br /><br>
Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët e Ligës së Kombeve në futboll, kompeticion i cili realizohet për herë të parë nga UEFA.

Nga goglat e shortit të hedhur në Lozanë të Zvicrës, Shqipëria ka mësuar si rivalë të Grupit 1 të Ligës C, Izraelin, me të cilin u ndeshëm edhe gjatë kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018", por këtë herë në një kompeticion risi.

Krahas Izraelit, në një grup me Shqipërinë do jetë edhe Skocia. Me skocezët kuqezinjtë ndeshen për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar. Liga e Kombeve zëvendëson ndeshjet miqësore dhe është një mundësi më shumë për të siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Që të kalojë direkt në Europianin e ardhshëm Shqipëria duhet të fitojë grupin e saj në Ligën C dhe më pas të jetë fituese edhe e fazës finale ndaj fitueseve të tjera të grupeve të Ligës C.

panuci
(Trajneri Panucci dhe kreu i Federatës Duka gjatë hedhjes së shortit)

Grupi 1 në Ligën C

Shqipëri

Izrael 

Skoci 

grupi
(Shqipëria, Izraeli dhe Skocia në një grup)

Ndërsa Kosova do jetë në Grupin III të Ligës D, ku do të luajë përballë Maltës, Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit. Ndërkohë që grupi i "ferrit" i këtij kompeticioni do jetë Grupi 1 në Ligën A me Gjermaninë, Francën dhe Holandë. 

Fituesit e çdo divizioni do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në Europianin e vitit 2020. Ndërsa skuadrat që renditen në fund të divizioneve A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike