Liga e Kombeve, Zvicra dhuron spektakël, përmbys disavantazhin dhe mund Belgjikën 5:2 (VIDEO)

Liga e Kombeve, Zvicra dhuron spektakël, përmbys disavantazhin dhe mund Belgjikën 5:2 (VIDEO)

Lojtarët e Zvicrës duke festuar një nga golat kundër Belgjikës

Zvicra ka përmbysur Belgjikën nga 0:2 në 5:2 në Ligën e Kombeve. Për "Demat e Kuq", të dy golat i shënoi Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të. Megjithatë, Zvicra nuk është dorëzuar dhe fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Ricardo Rodriguez nga penalltia, dhe në minutën e 32-të, Xherdan Shaqiri asistoi për Seferoviç i cili barazoi shifrat 2:2.

Në minutën e 44-t, i njëjti përmbysi shifrat në 3:2. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Golin e katërt për Zvicrën e shënoi qendërmbrojtësi Elvedi me kokë në minutën e 61-të. Edhe në këtë rast asistoi Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore, Zvicra e përfundon grupin në vendin e parë dhe do të garojë në “play-off” të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë