Ligat elitare, Barça me probleme
Real, Juve, City e Bayern në top formë

Ligat elitare, Barça me probleme<br />Real, Juve, City e Bayern në top formë
Jo të gjitha ekipet e mëdha e kanë nisur mbarë këtë fillim edicioni në ligat e tyre. E ndërsa në Itali Juventusi, Reali në Spanjë dhe Menchester United e Bayer Mynih në Angli e Gjermani janë aty ku pritej, për Barcelonën jo gjithcka po shkon sipas parashikimeve.
 
Ekipi katalanas pas humbjes së pësuar përballë modestëve të Alaves brenda në ‘Camp Nou’ ndodhet në një situatë shqetësuese, pasi lojtarët ende nuk janë në formë pas pushimeve dhe dëmtimeve.
 
Pas humbjes së pësuar trajneri i blaugranëve ka vrapuar për të qetësuar gjendjen, por këtë edicion rivalizimi me Realin pritet që të jetë më i fortë se kurrë krahasuar me dekadën e fundit.
 
Madrilenët kanë objektiv kryesor titull në La Liga pas dy Champions League, por Barcelona dhe Atletiko Madrid do të jenë deri në metrat e fundit aty.
 
Ekipi i Zidane pavarësisht faktit që nuk ka bërë blerje të bujshme ndodhet në top formë.
 
Përsa u përket kampionateve të tjera të mëdha, vetëm në Angli pritet rivalitet, pasi në Itali, Juve nuk ka kundërshtarë po ashtu edhe Bayern në Gjermani, të paktën në letër.
 
Në Francë pas largimit të trajnerit dhe Ibrës, PSG ka shumë oshilacione, por megjithatë mbetet pretendente kryesore për titullin.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron