Fundjava është mbyllur me ndeshje dhe rezultate mjaft interesante në disa nga ligat më të forta në Europë.
 
Në Angli, Çelsi i Londrës është ndalur në barazim nga Swansea City 2-2, ndërsa trajneri Conte ka deklaruar pas ndeshjes së është shumë e vështirë që të parashikohet fituesi i trofeut.
 
Në Itali, Interi me shumë vështirësi fitoi përballë Pescara-s falë kapitenit Icardi.
 
Valencia dhe Deportivo humbën në Spanjë ndeshjet e radhës, ndërsa në Gjermani Augsburg mposhti Bremenin, Hoffenheim barazoi me goleadë 4-4 me Mainz.
 
Surprizë ishte edhe humbja e Marsejës në Francë përballë Nicë.


d.b/shqiptarja.com