Ligj në Kuvend për përgjysmimin e pagës së deputetëve, gjymtimin e dietave dhe privilegjeve të tjera

Ligj në Kuvend për përgjysmimin e pagës së deputetëve, gjymtimin e dietave dhe privilegjeve të tjera

Foto ilustruese

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj i pazakontë për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma ligjore është propozuar nga deputeti Erion Piciri, duke vënë deputetët e tjerë para një prove të vështirë, duke duhet të zgjedhin për të përgjysmuar apo mbrojtur paga dhe privilegjet e tyre. Nisma ligjore ndryshon ligjin për statusin e deputetit, duke parashikuar që paga bazë mujore e deputetit, me gjithë pagesat për pjesëmarrje në komisione parlamentare, shpërblimet, dietat, honoraret, transportin etj., nuk duhet të kalojë trefishin e pagës mesatare në nivel kombëtar. Paga mesatare, sipas relacionit të projektligjit, është 52 mijë lekë. Sipas propozimit përfitimet financiare mujore të deputetit nuk duhet të jenë më shumë se sa 156 mijë lekë të reja ose 1.5 milionë lekë të reja.

Aktualisht deputetët marrin mbi 300 mijë lekë ose rreth 3 mijë USD në muaj. Por, deputetët përfitojnë edhe të ardhura të tjera, konkretisht 40,000 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon, 20 deputetë përfitojnë edhe 35,000 lekë në muaj për qira banese. Deputetët marrin honorare dhe dieta deri në 1.5 mijë USD. Madje ka deputetë që kanë marrë deri në 2 mijë USD dieta. Pra, dita e një deputeti në disa raste tejkalon pagën bazë mujore. Projektligji i depozituar në Kuvend parashikon që dieta e deputetëve nuk duhet të jetë më shumë se 3 % e pagës bazë mujore. Gjithashtu, propozohet që pagesa për telefon të mos kalojë më 3 % të pagës bazë mujore. Aktualisht pagesa për telefon për çdo depot është më shumë se sa 10 % e pagës pazë mujore.

Në relacionin shoqërues të nismës ligjore, deputeti thotë se “janë shumë qytetarë që shkruajnë dhe protestojnë ndaj cilësisë së Parlamentit dhe privilegjeve të pamerituara të deputetëve. Në vendin ku rroga mesatare është 526 mijë lekë të vjetra, rroga bazë e një deputeti nuk mund të jetë sa trefishi i saj. Nëse shtohen edhe pagesat ekstra për komisionet, karburantin, telefonin, dietat dhe përfitime të tjera, rroga e një deputeti të thjeshtë shkon sa pesëfishi i rrogës mesatare. Ky është një absurditet i shkëputur nga realiteti në të cilin jetojmë, nga mesatare e shqiptarit dhe pagesat e tjera në sektorin publik. Nuk mund t’i jepet një deputeti një pagë më të lartë se e një profesori universitar apo një mjeku kirurg”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 14/05/2020 16:25

    Deputeti nuk ben veze te kuqe rroga e tij duhet te jet jo ne shume se 1 milion gjithsej me gjithe beneficet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur