Rritja e sigurisë ushqimore edhe këtë vit do të jetë në fokus të Ministrisë së Bujqësisë dhe konkretisht të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Për këtë arsye pas ndryshimeve në Kodin Penal në vitin 2019 i cili shtoni masat ndëshkuese ndaj atyre që cenonin sigurinë ushqimore, qeveria ka vendosur të ndryshojë dy projektligje të rëndësishme. Projektligjin për ushqimin dhe projektligjin për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë, që sipas Ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë ushqimore.
Gjatë një vizite në një thertore në Korçë, ministri Çuçi u shpreh se brenda muajit shkurt miratohen ndryshimet në ligjin e ushqimit. Projektligji për ushqimin, ka për objektiv të sigurojë dhe garantojë që çdo hallkë e zinxhirit ushqimor të jetë shumë e fortë për të arritur synimin që shëndeti i konsumatorit të jetë plotësisht i mbrojtur.
“Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standardeve tona me ato evropiane. Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë evropiane”, tha ministri Çuçi.
Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Ushqimin, ndër të tjera do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Olsi Komici në krye të AKU, PD: Tregon lidhjen e PS-së me drejtësinë
1 Shkurt, 15:40
-
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi! Ja kush e zëvendëson
29 Janar, 15:44
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
21 Dhjetor 2024, 10:44
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor 2024, 16:26
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06