'Ligjet' shtyjnë diskutimet për listat e hapura! Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: Të diskutojmë edhe propozimin e PD! Gjiknuri: Përfundojmë punën sot, konsultimi nesër në Këshill

Seanca  e sotme e diskutimeve nen për nen të drafteve për listat e hapura në Komisionin e Ligjeve është shtyrë dhe shkak është bërë bojkoti i opozitë parlamentare me arsyetimin se duhet të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-së.  Kjo është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, e cila hasi në kundërshtimin e  Damian Gjiknurit.  

Gjatë mbledhjes Hajdari ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj pasi ka kërkuar që të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-LSI në Këshillin Politik. Por kjo nuk është pranuar nga Gjiknuri duke thënë se në propozimin e PS flitet vetëm për koalicionet dhe jo për listat e hapura dhe pragun elektoral gjë që nuk e pengon diskutimin e sotëm te "Ligjet'. Në këtë fazë Rudina Hajdari iu bëri thirrje kolegëve të saj opozitarë që të bojkotojnë mbledhjen e komisionit.

Diskutimi në seancën

Hajdari: Nuk duhet ta zhvillojmë këtë takim sot, ta shtyjmë, ne kemi një takim me opozitën jashtëparlamentare dhe do ishte e udhës. Nëse Gjiknuri do ti rrijë kodit zgjedhor për një kod zgjedhor sa më gjithëpërfshirës. Një takim tjetër pas këshillit Politik.

Gjiknuri:Kam theksuar që Komisioni i Ligjeve do shqyrtojë projektligjin në fjalë. Do synohet dakrodësia për çështjet që kemi këndvështrime të ndryshme dhe konsultimi vazhdon nesër në Këshillin Politik. Ne nuk e përfundojmë punën sot për të mbetur vetëm në ato pak gjëra që meritojnë kompromis më të madh.

Hajdari: Mendoj se për sa i përket propozimit të opozitës jashtëparlamentare prek në mënyrë të drejtpërdrejtë nenet që ne kemi sot. Shumw mirë Gjiknuri mund të vijë me firmë të draftit të PD dhe mund ta depozitojë në Komisionin e Ligjeve. Duhet të marrim parasysh dhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare, nuk duhet të jetë një proces që duhet të fillojë sot. Nëse ju keni ndërmend të kaloni një pjesë të asaj që nuk doni të keni konsensus, është një gjë për tu parë. Ne duhet ta ndalojmë këtë mbledhje dhe të biem në Këshillin Politik dhe më pas të vijmë këtu dhe të përfshijmë pikat e opozitës jashtëparlamentare. Po bëni një gabim shumë të rëndë, nëse keni dëshirë ta bëni me frymë bashkëpunimi dhe konsensusi siç e do praktika ndërkombëtare, atëherë ju duhet të tregoni.

Gjiknuri: Zonja Hajdari për herë të parë ka ndryshuar mendim për Këshillin Politik. Opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje, çështjen e koalicioneve. Hajde diskutojmë për listat, debati për koalicionet e ezauruar. Për çështjet e listave të hapura nuk kanë shprehur akoma, të gjithë argumentet përqendrohen te koalicionet. Ky proces do vazhdojë këtë por nuk e ndërpret as diskutimin në Këshillin Politik.

VIDEO/Mbledhja e plotë e Komisionit të Ligjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Ralf Gjoni: Përkrahim çdo propozim të listave të hapura, s'bëhemi pjesë e maskaradave (VIDEO)

Edhe deputeti Ralf Gjoni tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë maskarade dhe do të përkrahë të gjitha propozimet që vijnë për listat e hapura.

"Ne do i qëndrojmë deri në fund kërkesës tonë dhe mirë është që të përfshihet dhe dakordësia e atyre që janë jashtë, nuk kemi qenë asnjëherë kundër gjithëpërfshirës. Ashtu siç tha murrizi ne do jemi atje për çdo propozim që është për listat e hapura dhe nuk do të jemi pjesë e një maskarade", tha Gjoni

Ora 12:45
Murrizi batuta pas mbledhjes së 'Ligjeve': Edhe Bashkimi Sovjetik të sillte draft për listat e hapura do e votoja (VIDEO)

Kreu i grupit demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi tha se opozita kërkoi kohë që të diskutoheshin të gjitha draftet dhe të mos nxitohej dhe për këtë u vendos edhe me konsensus të mazhorancës që mbledhja të shtyhej. Ai bëri edhe batuta se edhe nëse Bashkimi Sovjetik të sillte propozimin për listat e hapura do i dëgjonte dhe votonte dhe jo më atë të PD-së

"E gjithë opozita dhe faktorë të tjerë politikë më në fund po bien dakord në atë që ne kemi kërkuar  prej 9 muajsh në parlament për listat e hapura, ndaj për të bërë një gjë të pjekur dhe jo të nxitur, që të mos diskutohet brenda një ore të gjitha ndryshimet kërkuam kohë dhe u pranua nga mazhoranca. Është rënë dakord që të zhvillohet një mbledhje tjetër ndoshta sot apo nesër, për të diskutuar dhe draftin dhe amendamentin tonë dhe atë të Andi Përmetit. Edhe drafti i bashkimit sovjetik nëse do ishte për listat e hapura do isha dakord të dëgjohej dhe jo më ai i PD-së", tha Murrizi.

Ora 12:15
Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve: Nëse mazhoranca vijon me këtë draft, ne nuk bëhemi pjesë

Opozita parlamentare vendosi bojkotimin e Komisionit të Ligjeve mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë, ata thonë se në atë komision nuk ka vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar reformën zgjedhore.

Ata shprehen se nëse mazhoranca do të vijojë të sjellë drafte që sipas tyre synojnë mbylljen e listave, ata thonë se nuk do të bëhen pjesë.

Deklarata e plotë:

Vendosëm ta bojkotojmë seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse mazhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t'i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shume e rëndësishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi.

Ora 11:54
Drafti për listat e hapura/Murrizi: Të tërhiqet drafti i propozuar në janar! Ralf Gjoni: Drafti i propozuar nga unë të diskutohet (VIDEO)

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi kërkoi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që drafti i propozuar në janar ku ishin dhe emrat e tij dhe Halit Valterit të tërhiqeshin, pasi ai draft ishte dorëzuar para ndryshimeve kushtetuese, Murrizi kërkoi që në emër të tij të merrej parasysh vetëm drafti i shtatorit 2020. Murrizi tha se në atë draft ishte kërkuar sistem proporcional kombëtar dhe tashmë sipas tij ky sistem nuk qëndron dhe është i pamundur.

Ndërsa nga ana tjetër Ralf Gjoni tha se drafti i dorëzuar nga ai në janar me firmat e 50 mijë qytetarëve duhet të merret parasysh për diskutim.

Diskutimi te Komisioni i Ligjeve

Murrizi: Nisur nga ndryshimet kushtetuese të 30n korrikut unë së bashku me Valterin si propozues kërkoj që të tërhiqet drafti i propozuar në Janar, sepse ndryshimet kushtetuese. Hiqni propozimin tim dhe të Valterit në Janar, mbani atë në shtator 2020/

Manja: Jam plotësisht që projektligji është depozituar para ndryshimeve kushtetuese. Ju tërhiqeni nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nisma qendron, port ë shqyrtojmë nenet që . në nismën e Janarit janë propozuar ndryshimet në shumë nene të Kodit Zgjedhor.

Ralf Gjoni: Kam menduar thellë këtë punë dhe dëshiroj që të konfirmoj që unë i qëndroj deri në fund iniciativës të Janarit në respekt të 50 mijë firmave dhe atyre që kanë punuar në këtë draft, por edhe politikisht, duke pasur parasysh ndryshimet kushtetuese mendoj që ju nëse keni vullnet politik mund të ndryshoni sërish Kushtetutën, meqë keni thirrje dhe nga ambasadorët në Tiranë, mund ta çoni, ju jap mbështetjen time ta çoni në Këshillin Politik. Nëse doni ta hidhni me shumicë votash, në fund të fundit demokracia vota është.

Manja: Ne i kemi bashkuar dy nismat e Janarit në një kolonë të integruar. Në këto kushte në dakordësi të plotë edhe me relatorin Shameti do të jemi detyruar ti hedh në votim nen për nen

Shameti: Përpara të gjithë deputetëve është një draft i integruar, me pastrimin e nismës origjinale dua të sqaroj një detaj tjetër, janë dhe disa amendamente të propozuara nga unë, sepse nuk kanë të bëjnë me thelbin e secilës dispozitë.

Spartak Braho: Gjoni e hodhi vet poshtë propozimin se tha jam dakord me ndryshimet Kushtetuese. Ne duam të bëjmë rend dite tjetër të bëjmë shqyrtimin dhe të ikim

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbeshtetje: 30/09/2020 15:28

    Mbeshtes forte Rudinen, nje shkendije e vockel shprese...gjithe te tjetet jane horra halabak dhe hajdute

    Përgjigju
  • Populli: 30/09/2020 15:16

    lista te hapura apo lista te mbyllura. Karagjoz politikane, injorante. Ne kete vend te vogel super te varfer, teresisht te korruptuar nuk gjejne asnjehere gjuhe te perbashket keta plehra te politikes

    Përgjigju
  • Tirona: 30/09/2020 14:15

    Kjo qe po ben PS eshte nje loje zgjuar politike........ dhe naivet e opozites parlamentare dhe te opozites se rruges rane brenda ne "thesin e PS dhe nuk mund te dalin dote se u futen ne ate "thes me propozimet dhe me deshiren e tyre.

    Përgjigju
  • meri: 30/09/2020 13:52

    Fatkeqsi per NE,popullin e varfer shqiptar,qe perfaqsohemini nga kjo klase politike KOKEBOSHE:Z.HAJDARI,po te drejtohem TY,kapriçot bej me familjaret e tu,paguhesh per te punuar e jo per te bojkotuar.Bojkoti tregon qe TI,nuk je e afte te perballes me kundershtarin,dhe iken ( me bishte nder shal).Demokracin nuk ta dhuron askush,fitohet me ide ,kurajo e durim.Ti nga keto nuk ke asnji,na keni lodhur me pa-aftesit tuaja(ti je nje nga ato/ata te pa-afte,qe zgjedhin k.patrive per t'i ber deputet).

    Përgjigju
  • LORA: 30/09/2020 12:32

    Big like Gjiknur, sepse do ishte turp te te terheqe zvarre hajdarevica junior.

    Përgjigju
  • Zgjedhesi: 30/09/2020 12:20

    Politikan k,,va beni cdo lloj loje per karrigen, ne kurriz te populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit