TIRANE - Lejet për ndërtim duhet të bëhen me një plan të qartë zhvillimi. Kështu u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ndërsa debatohej projektligji për planifikimin e territorit.

Të ftuar për një seancë dëgjimore, përfaqësuesi i shoqatës së arkitektëve, Arben Bicoku ka kërkuar që të parashikohet në ligj që në Këshillin Teknik të njësisë vendore të jetë një përfaqësues i shoqatës.

Por ky propozim i Bicokut është kundërshtuar nga përfaqësuesi i qeverisë, Ernest Noka.

Projektligji për planifikimin e territorit kaloi me votat e anëtarëve të majtë e të djathtë, por me abstenimin e deputetëve Pandeli Majko dhe Vasilika Hysi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)