TIRANË – Pavarësisht nga debatet dhe kundërshtitë, Komisioni i Ligjeve miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës, aktin normativ “Për pajisje me leje përdorimi të strukturave të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit përpara fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”. Deputetët e majtë abstenuan.
Deputeti i PS, Xhafaj, tha se “akti është i natyrës së pastër elektorale, në shkelje, shmangie e Kushtetutës dhe Kuvendit. Kjo çështje kërkon zgjidhje dhe jo premtim elektoral. Do të abstenoj”, - tha ai, “sepse është hipokrizi elektorale”. Deputetët socialistë Fino dhe Ligori, e mbështetwn me faktin se pse ky premtim i kahershëm i qytetarëve të Tiranës, nuk është sjellë në Komision para dy vjetësh, por pikërisht tani.
Deputeti i PD-së, Sula, u shpreh se sjellja e opozitës është e turpshme dhe shokuese. “Opozita kërkon të fajësojë Bashën”,- tha ai, “që nuk ka shpërndarë ende leje dhe jo kreun e opozitës, që dha leje sa deshi, bashkëshortes së tij”.
Zv.ministri i Transporteve sqaroi se “janë 71 mijë ndërtime që trajtohen që nga viti 2006 – 2009 dhe akt normativ rregullon hipotekimin e ndërtimeve jashtë kritereve. Bashkia e Tiranës e ka sjellë me kohë kërkesën, por ne kemi pritur të sjellin edhe njësitë e tjera të pushtetit vendor, kërkesat e tyre. Tani shikojmë se mijëra qytetarë nuk i kanë lejet”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)Deputeti i PS, Xhafaj, tha se “akti është i natyrës së pastër elektorale, në shkelje, shmangie e Kushtetutës dhe Kuvendit. Kjo çështje kërkon zgjidhje dhe jo premtim elektoral. Do të abstenoj”, - tha ai, “sepse është hipokrizi elektorale”. Deputetët socialistë Fino dhe Ligori, e mbështetwn me faktin se pse ky premtim i kahershëm i qytetarëve të Tiranës, nuk është sjellë në Komision para dy vjetësh, por pikërisht tani.